Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2022, 14:02

Tetori, 5% më shumë kursim energjie - Balluku: vetëm në 17 ditët e para. Bushati: keni harxhuar 300 milionë euro në 8 muaj

Nga SCAN TV
Tetori, 5% më shumë kursim energjie - Balluku: vetëm në 17

5% më pak konsum energjie është arritur në dy javët e para të tetorit me anë të planit të kursimit sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Nga seanca plenare ajo deklaroi se kushtet e motit e ndihmuan situatën për mosshtrenjtimin e energjisë.

 “Nga 1-17 tetor kemi 5% më pak konsum krahasuar me një vit më parë. Kjo vjen nga sjellja e qytetarëve që ju i nxisni të mos i marrin parasysh masat e kursimit. Ju jeni opozita rublave. Ju po i bëni thirrje njerëzve që të mos kursejnë. Ne themi kurseni, fikni dritën, mbyllni derën e frigoriferit. Ju i thoni të mos kursejnë. Në 30 shtator kishim motin që përmirësoi liqenin e Fierzës, Komanin dhe Vaun e Dejës dhe duke pasur të dhënat që konsumi u ul qeveria mori vendim të mos e aplikonte fashën 800 kwh”, tha Balluku.

Nga ana tjetër deputetët e opozitës akuzuan qeverinë për keqmenaxhimin e krizës energjetike. Helidon Bushati, deputet i partisë demokratike u shpreh: "Do të tregoj me shifra që nga HEC private ke përfituar 534 milionë euro, privatizuam 4 HEC, por ndërtuam 423 HEC ato që sot ty të mbajnë sistemin në këmbë. Këtu nuk ka krizë energjetike, por keq menaxhim energjetik. Duheshin 15 milionë euro për ta vënë në fuksionim HEC e Vlorës, ke harxhuar më shumë se 300 milionë euro për energjinë në 8 muaj, nuk gjetët dot 15 mln për HEC e Vlorës."

“ERE, drejtori varësie e ministrisë. Bordi i ERE-s,, të jetë i vetëdijshëm për rolin që ka. Të mbrojë konsumatorin, biznesin. ERE është kthyer në një drejtori varësie e Ministrisë së Energjinë. ERE duhet të mbrojë interesin e qytetarëve, të mos e shtyjë vendosjen e fashës 800këh për energjinë, por ta revokojë. Po me kompanitë e naftës ç’po bëhet. Mbi 250 milionë të ardhura shtesë kanë fituar. Korrupsioni në kohë paqeje sot po u kalon qytetarëve duke u justifikuar me krizën,” tha Jorida Tabaku.

Nga foltorja e Kuvendit deputetët e opozitës denoncuan se energjia nga HEC-et po përdoret për të zhvilluar tregun e kriptovalutave në vend.

Marinela Lina / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat