N26 do të nisë tregtimin e kriptove në Austri - Banka gjermane online njofton se do të lehtësojë tregtimin për rreth 200 kriptomonedha

Banka gjermane online N26 tha të enjten se do të fillojë të lejojë disa klientë në Austri të tregtojnë kriptovaluta. Sipas bankës, do të zgjerohet shërbimi për klientët në vende të tjera në muajt e ardhshëm dhe përfundimisht do të lehtësohet tregtimi për rreth 200 kriptomonedha.
Banka e Berlinit është bashkuar me Bitpanda të Austrisë për të tregtuar dhe ruajtur monedha, por Bitpanda nuk ka një licencë për Gjermaninë, gjë që është një pengesë për N26 për të ofruar shërbime në tregun e saj vendas.
Vlera e kriptomonedhave kryesore si Bitcoin dhe Ether ka rënë ndjeshëm këtë vit pasi tkurrja e konsiderueshme në tregjet globale ka shtyrë investitorët të largohen nga asetet e rrezikshme. Në shumicën e vendeve, sektori i kripto-aseteve është kryesisht i parregulluar dhe rregullatorët kanë paralajmëruar se investitorët përballen me një rrezik të lartë humbjeje. Parlamenti Europian pritet të votojë mbi rregullat e reja novatore për kripto-asetet në dhjetor ose në fillim të vitit 2023.
“Blerja e kripto-aseteve është me rrezik të lartë dhe mund të rezultojë në humbjen e parave të shpenzuara,” njoftoi banka N26. Megjithatë, bashkëdrejtuesi i N26, Valentin Stalf, tha se kriptovalutat janë një klasë aktivesh interesante që kërkohen nga investitorët.
Kriptomonedhat zakonisht tregtohen në shkëmbime jashtë industrisë tradicionale financiare, por vitet e fundit, bankat e mëdha kanë filluar gjithnjë e më shumë të ofrojnë shërbime të lidhura me kriptovalutat për klientët.
Kapitalizimi i tregut i të gjitha kriptomonedhave është rreth 960 miliardë dollarë, me më shumë se 2 trilionë dollarë të humbura që nga piku nëntorin e kaluar.
Javën e kaluar, banka online N26 raportoi humbje më të mëdha për vitin 2021 dhe një ngadalësim të shtimit të klientëve, duke mbyllur një vit nën parashikimet për një nga kompanitë më të vlerësuara të fintech në Europë. Në shtator të po atij viti, rregullatori financiar gjerman e gjobiti bankën për shkelje në kontrollin e pastrimit të parave. Më vonë u urdhërua të kufizonte klientët e rinj dhe mbylli operacionet e saj në SHBA. Por, sot N26 thotë se ka përmirësuar kontrollin.
SCAN

Siguria kibernetike, prioritetet e qeverisë italiane - Avokati Stefano Mele: Strategji reagimi ndaj sulmeve ransomware
Siguria kibernetike nuk duket se është në krye të prioriteteve të qeverisë së re në Itali, pavarësisht sulmeve në rritje. Sipas avokatit Stefano Mele, të......

6,3 miliard euro për karikimin e makinave elektrike - Synimi ambicioz i qeverisë gjermane i publikuar nga qeveria
Gjermania synon të zgjerojë masivisht rrjetin e karikimit për makinat elektrike, duke shpenzuar 6.3 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshëm, pasi pret që......

Buxheti francez miratohet me akt normativ! - Qindra amendamentet e opozitës “trembin” Macron
Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron tha se nuk do ta miratojë projektligjin e buxhetit të vitit 2023 përmes dhomës së ulët të parlamentit, duke......

Nafta argjilore, burim energjie në Estoni - Shtetet Baltike u rikthehen prodhimit nga termocentralet, pas “largimit” nga energjia ruse
Kur shtetet Baltike u “larguan” nga energjia ruse dhe ndaluan importet e tjera në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, Estonia rivuri në punë......

Sa do t’i kushtojnë buxhetit koncesionet në 2023 - 13.5 miliardë lekë për 11 kontrata PPP
Buxheti i shtetit do të paguajë 13.5 miliardë lekë për kontratat koncesionare PPP që janë aktive. Aktualisht janë 11 kontrata koncesionare apo partneriteti......

Tetori, 5% më shumë kursim energjie - Balluku: vetëm në 17 ditët e para. Bushati: keni harxhuar 300 milionë euro në 8 muaj
5% më pak konsum energjie është arritur në dy javët e para të tetorit me anë të planit të kursimit sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda......

Sulmi e kthen sigurinë kibernetike në prioritet të buxhetit 2023 - Drafti/ Ekonomia parashikohet të ngadalësohet në 2.6 %
Sulmi ndaj E-albania dhe bërja publike e të dhënave më sensitive të qytetarëve, ka bërë që për herë të parë, buxheti i shtetit të ketë si prioritet në......

Si planifikon Kina të marrë nën kontroll tregun europian të automjeteve elektrike?!
Pas marrjes nën kontroll të tregut të tyre të madh vendas, prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike duan të rrëzojnë Europën. A mundet gama e tyre e gjerë e......