Europa Postuar më 20 Tetor 2022, 14:17

Nafta argjilore, burim energjie në Estoni - Shtetet Baltike u rikthehen prodhimit nga termocentralet, pas “largimit” nga energjia ruse

Nga SCAN TV
Nafta argjilore, burim energjie në Estoni - Shtetet Baltike u rikthehen

Kur shtetet Baltike u “larguan” nga energjia ruse dhe ndaluan importet e tjera në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, Estonia rivuri në punë termocentralet e naftës argjilore dhe u largua nga përpjekjet e saj për të hequr gradualisht karburantet shumë ndotëse.

Ky vendim pasqyron veprimet në të gjithë Bashkimin Europian, ndërsa qeveritë po heqin dorë nga gazi rus, i cili dikur furnizonte bllokun me rreth 40% të nevojave të tij, ndërsa garojnë për të gjetur furnizues të tjerë të gazit ose lëndë djegëse alternative për dimër.

"Është një burim sigurie për Estoninë pasi disponojmë naftë argjilore," tha Hando Sutter, shefi ekzekutiv i grupit shtetëror të energjisë estoneze Eesti Energia.

Ai shtoi se, Finlanda dhe shtetet Baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia humbën importet ruse të energjisë prej rreth 2.5 gigavat orë, të cilat duhej të zëvendësoheshin.

Prodhimi i një megavat/orë energjie elektrike nga nafta argjilore çliron rreth 1 ton dioksid karboni, afërsisht i njëjtë me qymyrin, bazuar në krahasimin e shifrave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë e Estonisë dhe Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së.

"Këtë e bëjmë vetëm për të zëvendësuar furnizimet me energji që mungojnë dhe për të kompensuar çmimet e larta. Nuk jemi të motivuar të vazhdojmë dhe duam ta ndalojmë sa më shpejt që të jetë e mundur," tha Stutter.

Çmimet e energjisë elektrike në tre vendet baltike, më parë importuesit kryesorë të energjisë ruse, janë rritur, duke prekur 4,000 euro për MWh në gusht, kufiri i sipërm i lejuar në bursë. Inflacioni ka arritur rreth 20% në të tre shtetet.

Termocentralet e Estonisë në vitin 2020 kishin një kapacitet prej 3 gigavat, tha rregullatori, nga të cilat 2 gigavat ishin nga impiantet që djegin naftën argjilore të prodhuar në vend, të cilat po hiqen gradualisht.

Estonia synon të mbyllë gradualisht fabrikat e naftës argjilore deri në vitin 2035 dhe t'i japë fund prodhimit deri në vitin 2040, tha një zyrtar vendas. "Nuk është mirë për mjedisin, por në këto rrethana të paprecedentë, ne me të vërtetë duhet të përdorim çdo zgjidhje për të kursyer dhe për të zvogëluar varësinë tonë nga karburantet fosile ruse të importuara," shtoi zyrtari.

Rreth 80% e kostos së energjisë nga termocentralet janë taksa mjedisore. Eesti Energia tha se kishte punësuar 600 punonjës këtë vit për të rritur prodhimin e naftës argjilore dhe për të vendosur në punë termocentralet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat