Rënie historike e Yield-it për obligacionet 15-vjeçare/ Kërkesa e lartë dhe politikat monetare ulin kostot e huamarrjes
Ecuria e titujve shtetërorë në tregun financiar ka qenë shpesh objekt analize nga “Scan Intel” duke pasqyruar ndikimin e politikave monetare dhe kërkesës së investitorëve në dinamikën e yield-eve. Në total, për obligacionet 15-vjeçare janë zhvilluar vetëm 14 ankande që nga emetimi i tyre i parë në nëntor 2021, duke përfshirë edhe ankandin më të fundit të muajit shkurt. Analiza e historikut të rezultateteve të ankandit për këtë instrument financiar tregon se norma e yield-it ka ndjekur një tendencë të vazhdueshme rënëse
Referuar ankandit të fundit të zhvilluar këtë javë nga Banka e Shqipërisë për emetimin e obligacioneve 15-vjeçare, i cili ju ofron investitorëve një mundësi afatgjatë për të investuar në titujt e borxhit të qeverisë, rezulton se vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 5.1 miliardë lekë. Në kuadër të përgjigjes së kërkesës së lartë, Ministria e Financave shpalli një shumë emetimi prej 2.3 miliardë lekë.
Ndërkohë, yield-i mesatar u pranua në nivelin 5.59%, duke reflektuar një ulje të ndjeshme nga 6.41% që u regjistrua në ankandin e mëparshëm të nëntorit 2024. Kjo rënie konfirmon një cikël prej pesë ankandesh radhazi me yield-e në nivele të ulëta.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, yield-i është ulur me 2.35 pikë përqindjeje, duke lehtësuar kushtet e financimit për qeverinë. Ky nivel tashmë ka zbritur edhe nën pragun e 5.88%, që përfaqësonte yield-in fillestar të këtij instrumenti kur u emetua për herë të parë në nëntor 2021. Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë ecuri është politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila gjatë vitit të kaluar uli normën bazë të interesit. Por edhe kërkesa e lartë e investitorëve për këto instrumente financiare ka dhënë efektin e saj.
Gjatë këtij viti qeveria ka parashikuar të marrë borxh në tregun e brendshëm një vlerë prej 356.40 mld lekë. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono thesari 12-mujore. Ndërsa, krahas ankandit të fundit të obligacioneve 15-vjeçare, pritet të zhvillohen edhe tre të tillë në muajt maj, gusht dhe nëntor. Nga të katër ankandet, parashikohet që të merret një borxh total prej 7 miliardë lekësh nëpërmjet këtij instrumenti.
Sondazh

Shpejt, lirë dhe në ajër! - Fluturimet po zëvendësojnë mënyrat tradicionale të udhëtimit drejt Greqisë
Biletat low-cost, si rrjedhojë edhe të konkurrencës së kompanive ajrore që lidhin Tiranën me Athinën, po sfidojnë dhe zbehin mënyrën tradicionale të......

Banka Europiane e Investimeve hap degë në Shqipëri - Më shumë financim për projekte me fokus infrastrukturën
Banka Europiane e Investimeve (BEI) pritet të hapë një përfaqësi të saj në Shqipëri. Marrëveshja për këtë qëllim, e miratuar nga qeveria shqiptare në fund të......

Ekonomia shqiptare po bëhet më pak prodhuese/ Ndërmarrjet, të punësuarit dhe shitjet neto u rritën më shumë tek shërbimet
Sipas rezultateve të fundit të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, duket se ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndërmarrjeve që......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, financimi më i ri i BEI - “Shqipëria ka nisur modernizimin e mbi 75% të rrjetit të saj hekurudhor”
Shqipëria ka nisur modernizimin, rindërtimin dhe elektrifikimin e mbi 75% të rrjetit të saj hekurudhor. Në raportin më të fundit për financimet e saj të......

Zgjedhjet e 11 majit, emigrantët votojnë nga 1 prilli - KQZ nis blerjen e kutive të votimit për procesin zgjedhor
Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku për herë të parë diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë në zgjedhjet e vitit......

“Tarifa 25% për makinat, produktet farmaceutike e çipet” - Trump “turbullon” tregtinë globale me masat e reja për importet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se synon të vendosë tarifa për automjetet "rreth 25%" dhe detyrime të ngjashme për gjysmëpërçuesit dhe......

Investitorët gjermanë, me moralin “lart” - Besimi ekonomik përmirësohet përpara zgjedhjeve
Morali i investitorëve gjermanë u përmirësua me ritmin më të shpejtë në dy vjet gjatë shkurtit, me pritshmëritë që ekonomia do të rritet nën drejtimin e një......

Qendrat e të dhënave “kërcënojnë” tranzicionin energjetik - Kërkesa e lartë mund të rrisë emetimet me 121 mln ton në 6 vitet e ardhshme
Zgjerimi i pritshëm i qendrave të të dhënave në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar mund të rrisë ndjeshëm emetimet nëse ato mbështeten në lëndët......