Zgjedhjet e 11 majit, emigrantët votojnë nga 1 prilli - KQZ nis blerjen e kutive të votimit për procesin zgjedhor
Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku për herë të parë diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë në zgjedhjet e vitit 2025.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur hapjen e tenderit për blerje kuti për materialet zgjedhore dhe kuti votimi për zgjedhësit nga jashtë vendit. Fondi limit përllogaritur është 19 milionë e 260 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, mallrat e kërkuar kutitë e votimit për zgjedhësit nga jashtë vendit, si dhe kutitë për futjen e materialeve zgjedhore janë përllogaritur për nevojat e organizimit të zgjedhjeve 2025.
Gjithashtu, theksohet se artikujt që nevojiten për materialet zgjedhore janë zërat më të rëndësishëm të përgatitjes së procesit zgjedhor, si dhe kutitë e materialeve zgjedhore, kutitë e votimit për zgjedhësit nga jashtë vendit do të duhet të jenë në vendin e numërimit të votave nga jashtë jo më vonë se data 5 prill 2025, pasi procesi i votimit për zgjedhësit nga jashtë fillon rreth datës 1 prill 2025.
Referuar dokumentit, këto mallra do të duhet të prodhohen posaçërisht sipas kërkesave teknike, të personalizuar për Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e ardhshme është parashikuar që të realizohet procesi i votimit dhe numërimit elektronik në 3 qarqe të mëdha të vendit.
Sondazh

“Tarifa 25% për makinat, produktet farmaceutike e çipet” - Trump “turbullon” tregtinë globale me masat e reja për importet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se synon të vendosë tarifa për automjetet "rreth 25%" dhe detyrime të ngjashme për gjysmëpërçuesit dhe......

Investitorët gjermanë, me moralin “lart” - Besimi ekonomik përmirësohet përpara zgjedhjeve
Morali i investitorëve gjermanë u përmirësua me ritmin më të shpejtë në dy vjet gjatë shkurtit, me pritshmëritë që ekonomia do të rritet nën drejtimin e një......

Qendrat e të dhënave “kërcënojnë” tranzicionin energjetik - Kërkesa e lartë mund të rrisë emetimet me 121 mln ton në 6 vitet e ardhshme
Zgjerimi i pritshëm i qendrave të të dhënave në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar mund të rrisë ndjeshëm emetimet nëse ato mbështeten në lëndët......

Kriptomashtrimet, rekord të ri në 2024 - Inteligjenca artificiale i ka rritur skemat manipuluese me 40%
Rritja e kriptomashtrimeve pritet të arrijë një nivel rekord në vitin 2024, falë përdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, sipas firmës analitike......

Çmimet e energjisë, si renditen kryeqytetet e BE-së? - Budapesti, qyteti më i lirë. Berlini kryeson listën evropiane
Çmimet e energjisë në Bashkimin Evropian, të cilat u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022, u stabilizuan pas një viti. Gjatë 2024,......

Ekonomia e Gjermanisë, drejt “shembjes” - Industria e makinave, shkaktari kryesor i krizës
Industria e automobilave nxiti rritjen e Gjermanisë si fuqia ekonomike më e madhe e Evropës. Tani, i njëjti sektor është në krizë dhe po e merr vendin me......

Rreth 70 mijë të huaj çelën llogari bankare në Shqipëri/ Numri total i llogarive tejkaloI 3.4 milionë në vitin 2024
Numri i llogarive bankare në Shqipëri ka vijuar tendencën rritëse edhe gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit numri......

Publikohet lista e pasurive të konfiskuara në Shqipëri-Të dhëna të detajuara për pronat në 12 qarqet e vendit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara, duke hedhur......