Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2025, 11:11

Banka Europiane e Investimeve hap degë në Shqipëri - Më shumë financim për projekte me fokus infrastrukturën

Nga Dorian Koça

Banka Europiane e Investimeve hap degë në Shqipëri - Më

Banka Europiane e Investimeve (BEI) pritet të hapë një përfaqësi të saj në Shqipëri. Marrëveshja për këtë qëllim, e miratuar nga qeveria shqiptare në fund të vitit të kaluar, është dërguar për miratim në Kuvend.

Banka Evropiane e Investimeve, e cila është në pronësi të 27 qeverive të BE-së, si një nga investitorët dhe kreditorët më të mëdhenj globalisht, siguron fonde të konsiderueshme nga tregjet e kapitalit, të cilat më pas i jep hua me norma të favorshme për projektet që plotësojnë kriteret e saj. Këto kredi zakonisht kanë maturitete të zgjatura dhe norma të ulëta interesi, duke e bërë BEI-n një burim tërheqës financimi për sipërmarrje të shumta. Për më tepër, banka ofron asistencë teknike dhe shërbime këshillimore për të ndihmuar përgatitjen, ekzekutimin dhe vlerësimin e projekteve.

Në përgjithësi, BEI luan një rol kyç në nxitjen e rritjes të zhvillimit ekonomik brenda BE-së dhe vendeve partnere të saj, duke financuar projekte në përputhje me objektivat e saj. Me një portofol prej rreth 268.5 milionë eurosh, fokusi i BEI-t mbulon energjinë, transportin, iniciativat për klimën, ujësjellës-kanalizimet dhe së fundi, arsimin. Politikat që synojnë të forcojnë mbështetjen për energjitë e rinovueshme, efikasitetin e energjisë dhe rrjetet e transmetimit janë miratuar pas vitit 2007. Për këtë sektor, vitet e fundit BEI ka investuar mbi 70 miliardë euro.

BEI ka nisur financimin e saj në Shqipëri nëpërmjet kredive që në vitin 1995. Deri tani, vlera e zotuar nga banka për financimin e projekteve nëpërmjet kredive është 457.95 milionë euro, ku pjesën më të madhe e zënë investimet në sektorin e transportit me 56.28%, sektorin e furnizimit me ujë me 23.37%, sektorin e energjisë me 15.29% dhe sektorë të tjerë me 5.07%.

Në përgjithësi, një përfaqësi e BEI-t do të sjellë një sërë përfitimesh strategjike e praktike për Shqipërisë, duke ndihmuar në rritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat