Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, financimi më i ri i BEI - “Shqipëria ka nisur modernizimin e mbi 75% të rrjetit të saj hekurudhor”
Shqipëria ka nisur modernizimin, rindërtimin dhe elektrifikimin e mbi 75% të rrjetit të saj hekurudhor. Në raportin më të fundit për financimet e saj të publikuar pak ditë më parë, Banka Europiane e Investimeve (BEI), ndalet edhe tek projektet në Shqipëri.
Fokusi është në ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, që sipas BEI-t në këtë linjë trenat udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej vetëm 50 km në orë përgjatë një traseje të amortizuar.
“Si pjesë e strategjisë së rritjes së qëndrueshme të vendit, qeveria po investon në modernizimin e rrjetit të saj hekurudhor, një plan që do të shkurtojë emetimet, do të përmirësojë sigurinë dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit. Gjithashtu, do të dyfishojë shpejtësinë mesatare të trenave në linjë deri në 120 km në orë”, nënvizohet në raportin e bankës.
Në analizën e saj, BEI thekson se, e ndërtuar kryesisht midis viteve 1947 dhe 1987, infrastruktura hekurudhore e Shqipërisë është përkeqësuar gradualisht për shkak të mungesës së fondeve dhe mirëmbajtjes së pamjaftueshme. Kjo situatë është përkeqësuar nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin në vitin 2019.
Si pjesë e Planit Ekonomik dhe Investimeve të Komisionit Evropian, projekti po përfiton nga një paketë financiare e BE-së që përbëhet nga një hua prej 100 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve, një grant prej 126 milionë euro nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe një hua prej 98,75 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Si një zgjatim i Korridorit Mesdhetar TEN-T, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit lidh Tiranën me Podgoricën dhe më tej me rrjetin kryesor hekurudhor të Evropës. Është pjesë e planit të qeverisë për të rivendosur rreth 420 km trase që degëzohet në veri dhe lindje nga qyteti i Durrësit.
Marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve për financimin e punimeve të ndërtimit të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, u nënshkrua marsin e vitit të kaluar nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Me mbi 1.9 miliardë euro të investuara në hekurudhat e Ballkanit Perëndimor deri më sot, krahu financues i Bashkimit Evropian është një nga financuesit më të mëdhenj të sektorit në rajon.
Sondazh

Zgjedhjet e 11 majit, emigrantët votojnë nga 1 prilli - KQZ nis blerjen e kutive të votimit për procesin zgjedhor
Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku për herë të parë diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë në zgjedhjet e vitit......

“Tarifa 25% për makinat, produktet farmaceutike e çipet” - Trump “turbullon” tregtinë globale me masat e reja për importet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se synon të vendosë tarifa për automjetet "rreth 25%" dhe detyrime të ngjashme për gjysmëpërçuesit dhe......

Investitorët gjermanë, me moralin “lart” - Besimi ekonomik përmirësohet përpara zgjedhjeve
Morali i investitorëve gjermanë u përmirësua me ritmin më të shpejtë në dy vjet gjatë shkurtit, me pritshmëritë që ekonomia do të rritet nën drejtimin e një......

Qendrat e të dhënave “kërcënojnë” tranzicionin energjetik - Kërkesa e lartë mund të rrisë emetimet me 121 mln ton në 6 vitet e ardhshme
Zgjerimi i pritshëm i qendrave të të dhënave në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar mund të rrisë ndjeshëm emetimet nëse ato mbështeten në lëndët......

Kriptomashtrimet, rekord të ri në 2024 - Inteligjenca artificiale i ka rritur skemat manipuluese me 40%
Rritja e kriptomashtrimeve pritet të arrijë një nivel rekord në vitin 2024, falë përdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, sipas firmës analitike......

Çmimet e energjisë, si renditen kryeqytetet e BE-së? - Budapesti, qyteti më i lirë. Berlini kryeson listën evropiane
Çmimet e energjisë në Bashkimin Evropian, të cilat u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022, u stabilizuan pas një viti. Gjatë 2024,......

Ekonomia e Gjermanisë, drejt “shembjes” - Industria e makinave, shkaktari kryesor i krizës
Industria e automobilave nxiti rritjen e Gjermanisë si fuqia ekonomike më e madhe e Evropës. Tani, i njëjti sektor është në krizë dhe po e merr vendin me......

Rreth 70 mijë të huaj çelën llogari bankare në Shqipëri/ Numri total i llogarive tejkaloI 3.4 milionë në vitin 2024
Numri i llogarive bankare në Shqipëri ka vijuar tendencën rritëse edhe gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit numri......