Për çfarë po marrin hua bizneset? Financimet orientohen drejt pajisjeve. Kompanitë shmangin rrezikun e kursit të këmbimit

Në korrik 2025, bizneset shqiptare morën gjithsej 19.1 miliardë lekë hua të reja, por mënyra se si i përdorën këto para tregon shumë për prioritetet dhe sfidat e tyre. Sipas analizës së “Scan Intel” pjesa më e madhe e kredisë, afro 40%, shkoi për overdraft, pra për mbulimin e nevojave të menjëhershme të likuiditetit. Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, kjo shumë ka rënë me mbi 14%, duke sinjalizuar një presion pak më të ulët afatshkurtër për para në dorë.
Në të njëjtën kohë, është forcuar dukshëm financimi për blerjen e pajisjeve. Bizneset kanë marrë 4.2 miliardë lekë kredi për këtë qëllim, një rritje e lehtë krahasuar me korrikun e kaluar, por me një ndryshim të madh në monedhë. Ndërsa një vit më parë pjesa më e madhe e huave për pajisje ishte në euro, këtë vit dominojnë lekët. Shuma e dhënë në monedhën vendase është pothuajse dyfishuar, duke treguar se kompanitë po investojnë gjithnjë e më shumë në modernizim, por duke shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.
Edhe pasuritë e paluajtshme kanë njohur një rikthim të dukshëm. Kredia për këtë segment arriti në 3.8 miliardë lekë, rreth 15% më shumë se një vit më parë. Interesi është i shpërndarë thuajse në mënyrë të barabartë mes lekut dhe euros, çka tregon se bizneset po shohin si për tregun vendas, ashtu edhe për mundësitë që ofron financimi në valutë. Në të kundërt, kapitali qarkullues ka pësuar rënie të ndjeshme, duke zbritur në 3.5 miliardë lekë ose afro 20% më pak se në korrik 2024, gjë që sugjeron më pak nevojë për financim të stokut dhe detyrimeve të përditshme.
Edhe panorama e monedhave është domethënëse. Leku ka marrë rolin kryesor duke zënë mbi 61% të huave për biznese, ndërsa euro ka rënë nën 39%. Dollarët janë zhdukur pothuajse tërësisht nga skena, me një rënie prej 99.9% krahasuar me nivelet e para shtatë viteve. Kjo është një shenjë e qartë e procesit të de-dollarizimit të tregut financiar në Shqipëri.
Pra, korriku 2025 sjell një tablo të dyfishtë, bizneset ende varen shumë nga overdrafti për likuiditet, por njëkohësisht po orientojnë gjithnjë e më shumë financimet drejt pajisjeve dhe pronave, duke zgjedhur lekun si monedhë kryesore për të mbrojtur veten nga luhatjet e kursit të këmbimit.
Omani ofron viza të arta për të huajt/ Ul pragun e investimeve dhe garanton qëndrime afatgjata për sipërmarrësit
Omani ka nisur zyrtarisht një program për të favorizuar lejet e qëndrimit afatgjatë, me synimin për të tërhequr kapital të huaj dhe profesionistë të......
Ari tregtohet mbi 3,500 USD/ Shkak, dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit
Çmimi i arit tejkaloi 3,500 dollarë për ons, duke arritur një nivel rekord, ndërsa dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga......
17 ton mallra pa faturë vetëm në një muaj/ Aksioni për faturat tek produktet bujqësore, 112 masa administrative
Gjatë muajit gusht, në të gjithë vendin janë identifikuar afro 17 ton mallra të pa shoqëruara me faturën fiskale. Referuar të dhënave të Drejtorisë së......
Vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani/ Ngrohja globale ka rritur ndjeshëm probabilitetin e temperaturave ekstreme
Britania e Madhe ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1884 dhe tashmë rrezikon të përjetojë më shpesh të njëjtat kushte......
“Ndotja e mjedisit rrezikon ekonominë globale”/ Banka Botërore kërkon masa kundër degradimit të tokës, shpyllëzimit
Toka e degraduar, ajri i ndotur dhe mungesa e ujit përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ekonomik global, por përdorimi më efikas i burimeve natyrore mund......
Greqi, qeveria planifikon ulje taksash/ Paketa 1.5 miliardë euro përfshin mbështetje për familjet dhe pensionistët
Qeveria greke po përgatit një paketë ndihmash dhe mbështetjeje prej 1.5 miliardë euro, që do të shpallet nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë Panairit......
“Besnikëria ndaj BE nuk vihet kurrë në dyshim” - Rama: Uroj të bien dakord edhe vendet anëtare për anëtarësimin
Me mesazhe të qarta bashkëpunimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. I ftuar......
Tregtia, sektori ku shqiptarët besojnë më shumë - Vrojtimi i BSH: Vlerësohet në rritje ecuria e biznesit dhe pritjet për punësimin
Muaji gusht është mbyllur me një besim të ulët në ekonomi, ku sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr......





