Tregtia, sektori ku shqiptarët besojnë më shumë - Vrojtimi i BSH: Vlerësohet në rritje ecuria e biznesit dhe pritjet për punësimin
Muaji gusht është mbyllur me një besim të ulët në ekonomi, ku sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 0.8 pikë. Kjo rënie erdhi për shkak të dobësimit të besimit të thuajse të gjithë sektorëve, si ndërtimit, industrisë, shërbimeve, konsumatorëve, me përjashtim këtu të tregtisë, i cili është i vetmi sektor me rritje të besimit.
Konkretisht, besimi në industri ra me 4 pikë përqindje në muajin gusht, si rrjedhojë e vlerësimeve të përkeqësuara për prodhimin industrial dhe pritjet negative për porositë nga eksportet. Bizneset e këtij sektori presin punësim në rënie dhe çmime në rritje në të ardhmen.
Ndërkohë, edhe besimi i konsumatorëve në ekonomi ka rënë me 0.5 pikë përqindje, por duke qëndruar mbi mesataren historike. Kjo rënie e besimit të konsumatorëve në ekonomi erdhi për shkak të vlerësimit negativ të situatës së përgjithshme ekonomike, gjendjen e tyre financiare në të ardhmen dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha. Gjithashtu, pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.
Nga ana tjetër, besimi në ndërtim vijon rënien, ndikuar kryesisht nga vlerësimet jo pozitive për aktivitetin aktual ndërtues dhe nga ato për kontratat porositëse. Bizneset e këtij sektori presin gjithashtu punësim në rënie dhe çmime në rritje në të ardhmen.
Për sa i përket besimit në tregti, ai është i vetmi me një rritje prej 5.4 pikë përqindje si rezultat i vlerësimeve në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjeve për punësimin në të ardhmen.

Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? - Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro
Çdo individ që nuk është në marrëdhënie pune dhe rrjedhimisht nuk bën pjesë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, ka të drejtën që të paguajë......

“Forcojmë masat për ndalimin e celularëve” - Ministrja e Arsimit paralajmëron zbatim të rreptë të rregullave
Gjatë një mesazhi drejtuar nxënësve, mësuesve si dhe prindërve, ministrja Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë......

“DURANA” me infrastrukturë të re energjetike - Furnizimi, hapet tenderi 35 mln lekë për Parkun Teknologjik
Furnizimi me energji elektrike i Parkut Teknologjik “Durana” pritet të kushtojë rreth 35 mln lekë. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të......

Të diplomuarit “shpëtojnë”, të tjerët ngecin në papunësi/ Të papunët afatgjatë në total ulen me rreth 3 mijë në harkun e një viti
Papunësia afatgjatë në Shqipëri ka zbritur lehtë gjatë vitit 2024, duke kaluar nga mbi 86 mijë persona në vitin 2023, në rreth 83 mijë një vit më pas. Në......

“Më shumë pensionistë për pushime në Turqi” - Gjinaj: Çmimet e paketave u rritën 30%, por nuk ndaluan kërkesën
Jo vetëm çiftet e reja shqiptarë po bëjnë pushime jashtë vendit, por edhe pensionistët, të cilët edhe me ndihmën financiare të fëmijëve po zgjedhin gjithnjë......

TAP transporton 50 mld metër kub gaz në Evropë - Moment historik për gazsjellësin, që rrit sigurinë energjetike të kontinentit
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka transportuar 50 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë, që nga fillimi i operacioneve tregtare rreth 5 vjet më parë.......

Tarifat e telefonisë fikse pritet të ulen - AKEP: Kostoja e terminimit në këto rrjete do të jetë 0.07 lekë/min
Së shpejti pritet të ulen tarifat e telefonisë fikse në Shqipëri. Në një dokument të publikuar për këshillim publik, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike......

Porti i Durrësit, mbi 2 milionë ton mallra në 7 muaj - Bajraktari: 30% më shumë importe, forcim i pozitës portuale
Në periudhën 7-mujore të këtij viti në kalatat e Portit të Durrësit janë përpunuar mbi 2 milionë tonë mallra, duke regjistruar një rritje prej 6,3% krahasuar......