Kosova Postuar më 3 Shkurt 2026, 19:09

Kosovë, në 2025 qytetarët dhe bizneset morën 655 milionë euro overdrafte  

Nga SCAN TV

Kosovë, në 2025 qytetarët dhe bizneset morën 655

Overdraftet e tërhequra nga bankat prej qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro. Sipas të dhënave të verifikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, stoku i overdrafteve në fund të vitit 2025 ka arritur vlerën prej 655 milionë eurove, një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, bën të ditur Instituti GAP.

Pjesën më të madhe të kësaj vlere e përbëjnë overdraftet e bizneseve, të cilat në vitin 2025 janë rritur për rreth 49 milionë euro apo 10 për qind.

Sipas një publikimi nga Instituti GAP, norma mesatare efektive (e ponderuar) e interesit e aplikuar në këto overdrafte gjatë vitit 2025 ishte 7 për qind.

"Ndërkaq, overdraftet e ekonomive familjare kapin vlerën prej 115.9 milionë euro, që përbën një rritje rreth 18 milionë euro apo 19% krahasuar me vitin paraprak. Norma mesatare efektive e interesit (e ponderuar) e aplikuar në overdraftet e ekonomive familjare gjatë vitit 2025 ishte 12.3 për qind", thuhet në njoftimin e Institutit GAP.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat