Vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani/ Ngrohja globale ka rritur ndjeshëm probabilitetin e temperaturave ekstreme
Britania e Madhe ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1884 dhe tashmë rrezikon të përjetojë më shpesh të njëjtat kushte për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas Met Office.
Vitet e fundit, vendet në mbarë botën kanë përjetuar nxehtësi ekstreme për shkak të ngrohjes globale, ndërsa vera e vitit 2024 tashmë konsiderohet si më e nxehta globalisht në historinë e regjistrimeve.
Në Evropë, valët përvëluese të të nxehtit këtë verë kanë ndihmuar në përhapjen e zjarreve vdekjeprurëse në vende si Spanja dhe Portugalia.
Muajt e verës në Britani, qershori, korriku dhe gushti, shënuan një temperaturë mesatare prej 16.10 gradë Celsius, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 15.76°C të vendosur në vitin 2018, bëri të ditur Met Office. Vera e vitit 2025 ishte 1.51°C mbi mesataren afatgjatë klimatike.
“Analiza jonë tregon se vera e vitit 2025 është bërë shumë më e mundshme në të ardhmen, për shkak të gazeve serrë që njerëzit kanë çliruar që nga Revolucioni Industrial,” thonë studiuesit në Met Office.
“Sot është plotësisht e munshme të përjetojmë vera shumë më të nxehta. Ajo që më parë konsiderohej ekstreme, tani po bëhet gjithnjë e më normale në klimën tonë që po ndryshon,” shpjegojnë ata.
Britania përjetoi katër valë të të nxehtit këtë verë, me temperaturën maksimale të regjistruar prej 35.8°C në Faversham, në juglindje të Anglisë. Kjo ishte më e ulët se rekordi absolut i vendit prej 40.3°C, i regjistruar gjatë verës së vitit 2022.
“Ndotja e mjedisit rrezikon ekonominë globale”/ Banka Botërore kërkon masa kundër degradimit të tokës, shpyllëzimit
Toka e degraduar, ajri i ndotur dhe mungesa e ujit përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ekonomik global, por përdorimi më efikas i burimeve natyrore mund......
Greqi, qeveria planifikon ulje taksash/ Paketa 1.5 miliardë euro përfshin mbështetje për familjet dhe pensionistët
Qeveria greke po përgatit një paketë ndihmash dhe mbështetjeje prej 1.5 miliardë euro, që do të shpallet nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë Panairit......
“Besnikëria ndaj BE nuk vihet kurrë në dyshim” - Rama: Uroj të bien dakord edhe vendet anëtare për anëtarësimin
Me mesazhe të qarta bashkëpunimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. I ftuar......
Tregtia, sektori ku shqiptarët besojnë më shumë - Vrojtimi i BSH: Vlerësohet në rritje ecuria e biznesit dhe pritjet për punësimin
Muaji gusht është mbyllur me një besim të ulët në ekonomi, ku sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr......
Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? - Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro
Çdo individ që nuk është në marrëdhënie pune dhe rrjedhimisht nuk bën pjesë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, ka të drejtën që të paguajë......
“Forcojmë masat për ndalimin e celularëve” - Ministrja e Arsimit paralajmëron zbatim të rreptë të rregullave
Gjatë një mesazhi drejtuar nxënësve, mësuesve si dhe prindërve, ministrja Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë......
“DURANA” me infrastrukturë të re energjetike - Furnizimi, hapet tenderi 35 mln lekë për Parkun Teknologjik
Furnizimi me energji elektrike i Parkut Teknologjik “Durana” pritet të kushtojë rreth 35 mln lekë. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të......
Të diplomuarit “shpëtojnë”, të tjerët ngecin në papunësi/ Të papunët afatgjatë në total ulen me rreth 3 mijë në harkun e një viti
Papunësia afatgjatë në Shqipëri ka zbritur lehtë gjatë vitit 2024, duke kaluar nga mbi 86 mijë persona në vitin 2023, në rreth 83 mijë një vit më pas. Në......





