Ari tregtohet mbi 3,500 USD/ Shkak, dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit
Çmimi i arit tejkaloi 3,500 dollarë për ons, duke arritur një nivel rekord, ndërsa dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së kanë rritur kërkesën për metalin. Shufrat e arit kanë fituar 32% që nga fillimi i vitit.
Një analist i tregut financiar tha se “sfondi ekonomik më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave nga Fed po rrisin interesin për metalet e çmuara."
Një tjetër faktor është kriza në rritje e besimit ndaj aseteve në dollarë për shkak të sulmeve të presidentit Donald Trump ndaj Rezervës Federale. Trump ka kritikuar vazhdimisht Fed dhe kryetarin e saj, Jerome Powell për mosuljen e normave dhe së fundmi e ka sulmuar për rinovimin e shtrenjtë të selisë së bankës qendrore në Uashington. Tregtarët parashikojnë një mundësi 90% për ulje prej 0.25% të normës nga Fed më 17 shtator.
Ari zakonisht performon mirë në një mjedis me norma të ulëta interesi, pasi është një aset që nuk gjeneron të ardhura, ndryshe nga obligacionet apo depozitat bankare.
Ndërkohë, pritshmëritë për ulje të normave dhe shqetësimet për pavarësinë e Fed kanë dobësuar dollarin amerikan, që po lëviz pranë nivelit më të ulët në më shumë se një muaj kundrejt rivalëve të tij, duke e bërë arin më të lirë për blerësit ndërkombëtarë.
I konsideruar prej kohësh si një mburojë e besueshme kundër trazirave gjeopolitike dhe ekonomike, metali i çmuar ka shënuar rekorde të shumta në vitin 2025, duke u mbështetur në blerjet e vazhdueshme nga bankat qendrore. Gjithashtu, kërkesa për siguri në mes të tensioneve tregtare globale dhe dobësimi i dollarit kanë nxitur rritjen.

17 ton mallra pa faturë vetëm në një muaj/ Aksioni për faturat tek produktet bujqësore, 112 masa administrative
Gjatë muajit gusht, në të gjithë vendin janë identifikuar afro 17 ton mallra të pa shoqëruara me faturën fiskale. Referuar të dhënave të Drejtorisë së......

Vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani/ Ngrohja globale ka rritur ndjeshëm probabilitetin e temperaturave ekstreme
Britania e Madhe ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1884 dhe tashmë rrezikon të përjetojë më shpesh të njëjtat kushte......

“Ndotja e mjedisit rrezikon ekonominë globale”/ Banka Botërore kërkon masa kundër degradimit të tokës, shpyllëzimit
Toka e degraduar, ajri i ndotur dhe mungesa e ujit përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ekonomik global, por përdorimi më efikas i burimeve natyrore mund......

Greqi, qeveria planifikon ulje taksash/ Paketa 1.5 miliardë euro përfshin mbështetje për familjet dhe pensionistët
Qeveria greke po përgatit një paketë ndihmash dhe mbështetjeje prej 1.5 miliardë euro, që do të shpallet nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë Panairit......

“Besnikëria ndaj BE nuk vihet kurrë në dyshim” - Rama: Uroj të bien dakord edhe vendet anëtare për anëtarësimin
Me mesazhe të qarta bashkëpunimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. I ftuar......

Tregtia, sektori ku shqiptarët besojnë më shumë - Vrojtimi i BSH: Vlerësohet në rritje ecuria e biznesit dhe pritjet për punësimin
Muaji gusht është mbyllur me një besim të ulët në ekonomi, ku sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr......

Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? - Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro
Çdo individ që nuk është në marrëdhënie pune dhe rrjedhimisht nuk bën pjesë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, ka të drejtën që të paguajë......

“Forcojmë masat për ndalimin e celularëve” - Ministrja e Arsimit paralajmëron zbatim të rreptë të rregullave
Gjatë një mesazhi drejtuar nxënësve, mësuesve si dhe prindërve, ministrja Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë......