Amerika Postuar më 3 Shkurt 2026, 19:01

New York-Londër për më pak se një orë, basti i aviacionit me supersonikun Quarterhorse

Nga SCAN TV

New York-Londër për më pak se një orë, basti i

Udhëtimi New York-Londër së shpejti do të mund të realizohet për më pak se një orë.

Virgin Galactic dhe Rolls-Royce kanë arritur një marrëveshje partneriteti për zhvillimin e avionëve supwrsonikë me 19 sedile. Hermeus Quarterhorse, avioni supersonik do të lëvizë me shpejtësinë e zërit.

Javën e kaluar kompania me seli në Atlanta të SHBA-ve, ka zbuluar projektin prej 60 milionë dollarë për forcat ajrore amerikane që është gati për financim dhe testim.

Hermeus është dizajnuar për një udhëtim pa pengesa, duke lëvizur me shpejtësi prej 4.219 milje në orë. Kjo e bënë aeroplanin më të shpejtë në botë – e ky udhëtim nga New Yorku deri në Londër do të zgjasë më pak se një orë.

Kjo shpejtësi vjen si rezultat i një motori të veçantë. Hermeus për nëntë muaj ka arritur të projektojë, ndërtojë dhe po teston motorin e saj, të modelit GE J85.

Quarterhorse ka një autonomi të plotë – kështu që një ekipi mund të pajiset me prototipë tjerë dhe të mësojë se nuk ka ndonjë rrezik për jetën e pilotëve.

Gjatë 18 muajve të fundit dhe Boom ka testuar me sukses aeroplanin XB-1, dhe ia ka shituar United Airlines 15 modelet e veta, që akoma janë duke u zhvilluar, të quajtur Overture me nga 30 sedilje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat