17 ton mallra pa faturë vetëm në një muaj/ Aksioni për faturat tek produktet bujqësore, 112 masa administrative
Gjatë muajit gusht, në të gjithë vendin janë identifikuar afro 17 ton mallra të pa shoqëruara me faturën fiskale.
Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve gjatë muajit gusht 2025, janë zhvilluar kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme në tregjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim garantimin që çdo produkt të shoqërohet me faturë tatimore dhe të sigurohet transparencë për konsumatorin.
Nga aksioni rezulton se gjatë kësaj periudhë janë vendosur nën monitorim 10 tregje dhe janë kontrolluar në total 59 subjekte të kontrolluara.
Nga kontrollet janë identifikuar 17 ton mallra pa faturë tatimore dhe për këtë arsye janë vendosur 112 masa administrative ndaj subjekteve të kapura në shkelje.
Me qëllim formalizimin e sektorit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore, më datë 14 korrik ka nisur kontrollin në terren, për verifikimin e faturës së fiskalizuar, në zbatim të ligjit tek tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë.
Në fillim të aksionit, tatimet kanë sqaruar se individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë”, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
Ky aksion u ndërmor me synim shmangien e evazionit fiskal në këtë sektor, rritjen e sigurisë ushqimore si dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Administrata tatimore u bën apel bizneseve të përfshira në zinxhirin ushqimor të zbatojnë ligjin duke dokumentuar çdo transaksion me faturë tatimore për të shmangur masat administrative.

Vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani/ Ngrohja globale ka rritur ndjeshëm probabilitetin e temperaturave ekstreme
Britania e Madhe ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1884 dhe tashmë rrezikon të përjetojë më shpesh të njëjtat kushte......

“Ndotja e mjedisit rrezikon ekonominë globale”/ Banka Botërore kërkon masa kundër degradimit të tokës, shpyllëzimit
Toka e degraduar, ajri i ndotur dhe mungesa e ujit përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ekonomik global, por përdorimi më efikas i burimeve natyrore mund......

Greqi, qeveria planifikon ulje taksash/ Paketa 1.5 miliardë euro përfshin mbështetje për familjet dhe pensionistët
Qeveria greke po përgatit një paketë ndihmash dhe mbështetjeje prej 1.5 miliardë euro, që do të shpallet nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë Panairit......

“Besnikëria ndaj BE nuk vihet kurrë në dyshim” - Rama: Uroj të bien dakord edhe vendet anëtare për anëtarësimin
Me mesazhe të qarta bashkëpunimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. I ftuar......

Tregtia, sektori ku shqiptarët besojnë më shumë - Vrojtimi i BSH: Vlerësohet në rritje ecuria e biznesit dhe pritjet për punësimin
Muaji gusht është mbyllur me një besim të ulët në ekonomi, ku sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr......

Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? - Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro
Çdo individ që nuk është në marrëdhënie pune dhe rrjedhimisht nuk bën pjesë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, ka të drejtën që të paguajë......

“Forcojmë masat për ndalimin e celularëve” - Ministrja e Arsimit paralajmëron zbatim të rreptë të rregullave
Gjatë një mesazhi drejtuar nxënësve, mësuesve si dhe prindërve, ministrja Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë......

“DURANA” me infrastrukturë të re energjetike - Furnizimi, hapet tenderi 35 mln lekë për Parkun Teknologjik
Furnizimi me energji elektrike i Parkut Teknologjik “Durana” pritet të kushtojë rreth 35 mln lekë. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të......