Sa para do t’u marrë shteti prodhuesve të energjisë me taksën e re - Aplikimi i ‘solidaritetit të detyrueshëm’ nis në 3-mujorin e parë

Qeveria planifikon të mbledhë 8.3 mld lekë nga taksa shtesë për prodhuesit e energjisë, teksa kryeministri Edi Rama njoftoi se mbledhja e saj do të nisë brenda 3-mujorit të parë të këtij viti. Ligji, që parashikon taksimin shtesë të të ardhurave të realizuara nga shitja e energjisë në tregun e liberalizuar, u miratua në seancën e datës 22 dhjetor, ndërkohë që referuar dokumentit efektet e tij do të shtrihen përgjatë një periudhe 2-vjeçare e më konkretisht deri në vitin 2024.
Qeveria e ka quajtur taksën kontribut solidariteti të detyrueshëm, teksa sipas ligjit të miratuar, masa e tij do llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kwh.
Ndërkohë që, gjysma e këtyre të ardhurave shtesë do të duhet të depozitohet në buxhetin e shtetit. Ligji erdhi në një kohë kur prodhuesit që shesin energji në tregun e liberalizuar kanë rritur fitimet, si pasojë e ritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Ndërkohë që, sipas qeverisë kjo taksë është një mjet i përshtatshëm për të trajtuar fitimet e tepërta, në rast rrethanash të paparashikuara, ndërsa të arhdurat e krijuara prej saj do të përdoren për paketat sociale në ndihmë të qytetarëve, ndonëse nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme në këtë drejtim. Ligji do të jetë i zbatueshëm vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 Euro/mWh.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Regjistër me shkeljet, gjobat dhe dënimet e ndërtuesve - Do bëhet publik historiku profesional i kompanive zhvilluesve, zbatuesve e mbikqyrësve
Më 27 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e një regjistri ku do të pasqyrohen të dhënat e të gjithë subjekteve që......

Qeveria nuk ka fonde për menaxhimin e mbetjeve! - Shqipëria, larg direktivave europiane për mbrojtjen e mjedisit
Menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë do të jetë një sfidë edhe për 3-vjecarin e ardhshëm pasi vet qeveria pranon se ka mungesë fondesh për këtë sektor. “Në......

Shalqinjtë shqiptarë, produkti më i kërkuar në Europë! - Rriten me 50 milionë dollarë eksportet bujqësore, shesim në 78 shtete të botës
Viti 2022 ka qenë i mbarë për prodhuesit të cilët kanë lidhur kontrata eksporti me vendet e Evropës dhe Rajonit, pasi ka pasur një rritje të ndjeshme në vlerë......

Çfarë duhet të presim nga ky vit? - Beqiri, për “Studio Intel”: Kriza do të vazhdojë, nevojitet lehtësi fiskale
I ftuar në emisionin “Studio Intel” për të diskutuar mbi cfarë ka ndodhur me ekonominë shqiptare në vitin 2022, por edhe pritshmëritë për vitin 2023, eksperti......

Shqiptarët u varfëruan që para krizës - Rreth 623 mijë persona në rrezik. Përkeqësohen të gjithë treguesit e varfërisë në 2021-shin
Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër tregojnë të dhënat nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” për vitin......

Ndërtimet pa leje në Shqipëri, me 1 euro. Sa duhet të paguajnë subjektet shkelëse për të riblerë sërish pronën
Qeveria ka avancuar me iniciativën për konfisikimin e objekteve të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Surpriza e hidhur për Shell, 2 miliard dollarë taksa shtesë - Kompania regjistroi fitime rekord pavarësisht reduktimit të prodhimit
Fitimet nga operacionet e tregtimit të gazit natyror të lëngshëm të Shell, konsiderohen të jenë shumë të larta në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas,......

Rihapja e Kinës rrit çmimin e naftës - Optimizmi në tregje shtohet edhe nga masat stimuluese për sektorin e pronave
Çmimi i naftës u rrit deri në 1 dollar të Premten, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm. Kjo mbështetur nga shpresat për një rritje të kërkesës në......