Shalqinjtë shqiptarë, produkti më i kërkuar në Europë! - Rriten me 50 milionë dollarë eksportet bujqësore, shesim në 78 shtete të botës

Viti 2022 ka qenë i mbarë për prodhuesit të cilët kanë lidhur kontrata eksporti me vendet e Evropës dhe Rajonit, pasi ka pasur një rritje të ndjeshme në vlerë dhe në sasi. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, eksportet bujqësore të shtrira në 78 shtete të botës, në vlerë u rriten me afro 50 milionë dollarë gjatë vitit që lam pas, krahasuar me 2021-shin.
Konkretisht nga 450 milionë dollarë produkte që u eksportuan në 2021, përgjatë 2022-shit vlera arriti në 500.8 milionë dollarë, me një rritje prej 11,2 %. Nëse do ti referohemi në sasi, nga 360.7 mijë tonë në vitin 2021, gjatë vitit që lam pas produktet e eksportuara u regjistruan në 416.8 mijë ton, me një rritje prej 15.5 %. Por cilat ishin produktet më të kërkuar nga tregjet europiane?
Sipas shifrave zyrtare, produktet më të eksportuara sipas sasisë janë pjeprat dhe shqalqinjtë me 18.4%, ndjekur nga domatet, trangujt, agrumet, zarzavatet e tjera, bimët aromatike dhe medicinale si dhe frutat. Nderkohe produktet më të eksportuara në vlerë janë bimët medicinale dhe aromatike me 23.8% të eksporteve të kategorisë bujqësore, domatet me 15.6%, kastravecat me 12,1% dhe zarzavatet e tjera me 11%.
Sipas Ministrisë së Bujqëisisë, faktorët që kanë ndikuar në rritjen e prodhimit janë puna e fermerëve pavarësisht një viti të veshtirë, rritja e ndjeshme e masave mbështetese nga buxheti shtetit si dhe shtimi i pikave te grumbullimit dhe eksportit.
Ministria bën me dije se përmes Skemës Kombëtare, ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit duke alokuar 5.1 miliardë lekë dhe mbështetur drejtpërdrejt rreth 48 mijë fermerë. Gjithashtu nëpërmjet programit IPARD vetëm në vitin 2022 janë investuar 19 milionë euro rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese për bujqësinë shqiptare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çfarë duhet të presim nga ky vit? - Beqiri, për “Studio Intel”: Kriza do të vazhdojë, nevojitet lehtësi fiskale
I ftuar në emisionin “Studio Intel” për të diskutuar mbi cfarë ka ndodhur me ekonominë shqiptare në vitin 2022, por edhe pritshmëritë për vitin 2023, eksperti......

Shqiptarët u varfëruan që para krizës - Rreth 623 mijë persona në rrezik. Përkeqësohen të gjithë treguesit e varfërisë në 2021-shin
Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër tregojnë të dhënat nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” për vitin......

Ndërtimet pa leje në Shqipëri, me 1 euro. Sa duhet të paguajnë subjektet shkelëse për të riblerë sërish pronën
Qeveria ka avancuar me iniciativën për konfisikimin e objekteve të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Surpriza e hidhur për Shell, 2 miliard dollarë taksa shtesë - Kompania regjistroi fitime rekord pavarësisht reduktimit të prodhimit
Fitimet nga operacionet e tregtimit të gazit natyror të lëngshëm të Shell, konsiderohen të jenë shumë të larta në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas,......

Rihapja e Kinës rrit çmimin e naftës - Optimizmi në tregje shtohet edhe nga masat stimuluese për sektorin e pronave
Çmimi i naftës u rrit deri në 1 dollar të Premten, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm. Kjo mbështetur nga shpresat për një rritje të kërkesës në......

“Lulëzon” realiteti komercial në Greqi - Investimet në pasuri të paluajtshme shënojnë rekorde
Investimet në pasuri të paluajtshme tregtare në Greqi, që do të thotë hotele, dyqane, zyra dhe magazina, shënuan një rekord të ri vitin e kaluar, pasi të......

Çmimet e ushqimeve, rekorde të reja në 2022 - Pavarësisht një rënieje të lehtë në muajin dhjetor
Çmimet e ushqimeve në botë pësuan ulje të lehtë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, duke shënuar rënien e nëntë mujore rradhazi. Por gjithësesi çmimet......

Cilët janë artistët më të shitur në mbarë botën bazuar në shitjet e certifikuara?!
Ndoshta çuditërisht, grupi britanik i rock-ut The Beatles është në krye të listës për artistët më të shitur në mbarë botën, me 183 milionë njësi shitje të......