Qeveria nuk ka fonde për menaxhimin e mbetjeve! - Shqipëria, larg direktivave europiane për mbrojtjen e mjedisit

Menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë do të jetë një sfidë edhe për 3-vjecarin e ardhshëm pasi vet qeveria pranon se ka mungesë fondesh për këtë sektor. “Në kuadër të përmbushjes së kërkesave për përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit janë identifikuar mungesë fondesh për të ngritur sistemin e plotë të menaxhimit të mbetjeve (kosha, makina teknologjike, landfill-et sanitare) në të gjithë zonat e mbetjeve.” -thuhet në raportin e përgatitur për integrimin europian.
Si sfidë paraqitet mbyllja e venddepozitimeve të shumta jashtë standarteve. Ndarja në burim e rrymave të mbetjeve dhe instrumenteve ekonomike për të promovuar riciklimin dhe ripërdorimin dhe për të parandaluar gjenerimin e mbetjeve mbeten të kufizuara. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave për përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit, janë identifikuar mungesa nga kuadri ligjor kombëtar për të rregulluar sistemin e menaxhimit të mbetjeve lidhur me Përgjegjësitë e Zgjeruara të Prodhuesit.
Më tej në raport citohet se ndikimi në mjedis, për Shqipërinë është një çështje e pazgjidhur duke e renditur vendin tonë larg direktivave europaine. Sektorët e ndryshëm që lidhen me mjedisin kanë problematika të cilat nuk kanë arritur normat pozitive. Transpozimi mbetet në nivel fillestar me 12%.
Një tjetër prioritet është dhe reduktimi deri në zhdukje e plastikës njëpërdorimshme ndërsa në fushën e cilësisë së ajrit vazhdon të mbetet forcimi i bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse me qëllim zbatimin e planit kombëtar të cilësisë së ajrit.
Progres raporti rendit të nevojshme përafrimin e legjislacionit me asquis sigurimin e një buxheti të përshtatshëm, forcimin e kapaciteteve të monitorimit dhe raportimit të agjencisë së mjedisit.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Shalqinjtë shqiptarë, produkti më i kërkuar në Europë! - Rriten me 50 milionë dollarë eksportet bujqësore, shesim në 78 shtete të botës
Viti 2022 ka qenë i mbarë për prodhuesit të cilët kanë lidhur kontrata eksporti me vendet e Evropës dhe Rajonit, pasi ka pasur një rritje të ndjeshme në vlerë......

Çfarë duhet të presim nga ky vit? - Beqiri, për “Studio Intel”: Kriza do të vazhdojë, nevojitet lehtësi fiskale
I ftuar në emisionin “Studio Intel” për të diskutuar mbi cfarë ka ndodhur me ekonominë shqiptare në vitin 2022, por edhe pritshmëritë për vitin 2023, eksperti......

Shqiptarët u varfëruan që para krizës - Rreth 623 mijë persona në rrezik. Përkeqësohen të gjithë treguesit e varfërisë në 2021-shin
Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër tregojnë të dhënat nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” për vitin......

Ndërtimet pa leje në Shqipëri, me 1 euro. Sa duhet të paguajnë subjektet shkelëse për të riblerë sërish pronën
Qeveria ka avancuar me iniciativën për konfisikimin e objekteve të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Surpriza e hidhur për Shell, 2 miliard dollarë taksa shtesë - Kompania regjistroi fitime rekord pavarësisht reduktimit të prodhimit
Fitimet nga operacionet e tregtimit të gazit natyror të lëngshëm të Shell, konsiderohen të jenë shumë të larta në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas,......

Rihapja e Kinës rrit çmimin e naftës - Optimizmi në tregje shtohet edhe nga masat stimuluese për sektorin e pronave
Çmimi i naftës u rrit deri në 1 dollar të Premten, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm. Kjo mbështetur nga shpresat për një rritje të kërkesës në......

“Lulëzon” realiteti komercial në Greqi - Investimet në pasuri të paluajtshme shënojnë rekorde
Investimet në pasuri të paluajtshme tregtare në Greqi, që do të thotë hotele, dyqane, zyra dhe magazina, shënuan një rekord të ri vitin e kaluar, pasi të......

Çmimet e ushqimeve, rekorde të reja në 2022 - Pavarësisht një rënieje të lehtë në muajin dhjetor
Çmimet e ushqimeve në botë pësuan ulje të lehtë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, duke shënuar rënien e nëntë mujore rradhazi. Por gjithësesi çmimet......