Regjistër me shkeljet, gjobat dhe dënimet e ndërtuesve - Do bëhet publik historiku profesional i kompanive zhvilluesve, zbatuesve e mbikqyrësve

Më 27 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e një regjistri ku do të pasqyrohen të dhënat e të gjithë subjekteve që zotërojnë licenca në sektorin e ndërtimit, duke nisur nga historiku i punëve të kryera, për të shkuar te shkeljet, penalitetet apo gjobat që kanë marrë në vite.
Përmes vendimit, Këshilli i Ministave ka përcaktuar llojet e informacioneve që do të regjistrohen si të dhëna parësore dhe dytësore në Regjistrin Elektronik të Profesionistëve të Licencuar që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e planifikimit, zhvillimit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit pavarësisht nëse janë të regjistruar si persona fizikë ose juridik. Struktura përgjegjëse për gjenerimin dhe përditësimin e të dhënave do jetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që ajo do mbledhë informacion nga ccdo burim i mundshëm, duke nisur nga e-albania, portali e-lejet, regjistri tregtar, regjistri i gjendjes penale, IKMT, bashkitë e deri te tatimet.
Subjektet e përfshirë në regjistër do jenë zhvilluesit, zbatuesit, mbikëqyrësit, projektuesit, si dhe çdo subjekt tjetër që operon në sektorin e ndërtimit, në një kohë që Regjistri do bëhet publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës.
Të dhënat parësore që do përmbajë Regjistri elektronik janë: a) Numri unik i licencës profesionale; b) Selia ose vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit; c) Të dhënat e drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik; ç) Afati i vlefshmërisë; d) Kategoritë e licencës; si dhe dh) Sanksionet apo masat disiplinore të dhëna me vendim nga Komisionet Disiplinore të licencimit.
Të dhënat dytësore që përmban Regjistri elektronik janë: a) Emërtimi i subjektit; b) Lloji i veprës penale për të cilin është dënuar me vendim të formës së prerë subjekti i licencuar; c) Kryerja e dënimit për veprën penale; ç) Shuarja, rehabilitimi, falja apo amnistia nga vepra penale; d) Gjobat dhe masat administrative të vendosura, duke përcaktuar dhe institucionin që i ka vendosur; dh) Konfiskimet ndaj tyre në favor të shtetit, duke përcaktuar llojin e objektit të ndërtimit, adresën dhe kohën e ndërtimit; e) Përjashtimin e zhvilluesit nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi nga autoritetet përgjegjëse për 5 vjet.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Qeveria nuk ka fonde për menaxhimin e mbetjeve! - Shqipëria, larg direktivave europiane për mbrojtjen e mjedisit
Menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë do të jetë një sfidë edhe për 3-vjecarin e ardhshëm pasi vet qeveria pranon se ka mungesë fondesh për këtë sektor. “Në......

Shalqinjtë shqiptarë, produkti më i kërkuar në Europë! - Rriten me 50 milionë dollarë eksportet bujqësore, shesim në 78 shtete të botës
Viti 2022 ka qenë i mbarë për prodhuesit të cilët kanë lidhur kontrata eksporti me vendet e Evropës dhe Rajonit, pasi ka pasur një rritje të ndjeshme në vlerë......

Çfarë duhet të presim nga ky vit? - Beqiri, për “Studio Intel”: Kriza do të vazhdojë, nevojitet lehtësi fiskale
I ftuar në emisionin “Studio Intel” për të diskutuar mbi cfarë ka ndodhur me ekonominë shqiptare në vitin 2022, por edhe pritshmëritë për vitin 2023, eksperti......

Shqiptarët u varfëruan që para krizës - Rreth 623 mijë persona në rrezik. Përkeqësohen të gjithë treguesit e varfërisë në 2021-shin
Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër tregojnë të dhënat nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” për vitin......

Ndërtimet pa leje në Shqipëri, me 1 euro. Sa duhet të paguajnë subjektet shkelëse për të riblerë sërish pronën
Qeveria ka avancuar me iniciativën për konfisikimin e objekteve të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Surpriza e hidhur për Shell, 2 miliard dollarë taksa shtesë - Kompania regjistroi fitime rekord pavarësisht reduktimit të prodhimit
Fitimet nga operacionet e tregtimit të gazit natyror të lëngshëm të Shell, konsiderohen të jenë shumë të larta në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas,......

Rihapja e Kinës rrit çmimin e naftës - Optimizmi në tregje shtohet edhe nga masat stimuluese për sektorin e pronave
Çmimi i naftës u rrit deri në 1 dollar të Premten, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm. Kjo mbështetur nga shpresat për një rritje të kërkesës në......

“Lulëzon” realiteti komercial në Greqi - Investimet në pasuri të paluajtshme shënojnë rekorde
Investimet në pasuri të paluajtshme tregtare në Greqi, që do të thotë hotele, dyqane, zyra dhe magazina, shënuan një rekord të ri vitin e kaluar, pasi të......