Bota Postuar më 23 Nëntor 2023, 09:38

Sa energji konsumon një automjet elektrik? - Sipas përllogaritjeve, mesatarisht deri 394 kWh në muaj!

Nga SCAN TV
Sa energji konsumon një automjet elektrik? - Sipas përllogaritjeve,

Siç vlerësohet nga faqja e specializuar e internetit ‘Edmunds’, automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet gjithashtu se si është arritur në këtë përllogaritje.

Të gjitha automjetet elektrike kanë bateri të mëdha që sigurojnë energji për motorët dhe sasia e energjisë elektrike e ruajtur në këto bateri është e njëjtë me atë kur shikojmë se sa kapacitet ka rezervuari i një makine ‘tradicionale’. Sistemet moderne të baterive ndryshojnë në kapacitet, duke u dhënë kështu automjeteve diapazon të ndryshëm kur karikohen plotësisht.

Bateritë në automjetet elektrike moderne mund të konsumojnë nga 30 kWh në modelet e vogla si Mini Cooper SE, deri në më shumë se 200 kWh në ato më ‘të rënda’ si GMC Hummer. Megjithatë, kapaciteti i baterisë nuk është e vetmja gjë që duhet të dimë.

Efikasiteti i automjeteve elektrike duhet të llogaritet kur merret parasysh edhe distanca e përshkuar, kështu që për mjetet tradicionale llogarisim p.sh. ‘6 litra për 100 kilometra’, dhe për automjetet elektrike kjo shprehet, ‘50 kWh për 100 kilometra’, kështu që dhe llogaritjet shihen në këtë mënyrë.

Kjo faqe ka marrë parasysh të dhënat statistikore nga SHBA, dhe me ndihmën e të dhënave për numrin e kilometrave të përshkuar mesatarisht në një muaj, duke marrë parasysh automjetet elektrike efikase dhe joefikase, është arritur në përfundimin senjë automjet elektrike mesatar konsumon 0.35 kWh për rreth 1.6 kilometra, që do të thotë 394 kWh në muaj.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat