Mimoza Kaçi propozohet si Drejtore e Përgjithshme e AMF! Jetëshkrimi

Mimoza Kaçi është propozuar nga Këshilli i Ministrave si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Propozimi që Këshilli i Ministrave i ka bërë Kuvendit është që zonja Kaçi, aktualisht anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, të lirohet nga ky funksion dhe të emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.
Mimoza Kaçi ka mbajtur deri më tani detyrën e Nëndrejtores Ekzekutive dhe Anëtares së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë në dhjetor 2014 me një mandat katër vjeçar. Ajo është gjithashtu anëtare e Komitetit të Implementimit dhe Vlerësimit në Shoqatën Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Sigurimeve (IAIS Implementation and Assessment Committee), raporton SCAN.
Znj. Kaçi ka përvojë të gjatë pune në administratën publike dhe në sektorin akademik. Përfshirja e saj në fushën akademike ka filluar si Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës duke vijuar më tej në Universitetin Europian të Tiranës, si Pedagoge në Departamentin e Financës. Znj. Kaçi është diplomuar në Universitetin e Ekonominë dhe Biznesit, Vjenë, Austri, me profil tregjet e kapitaleve dhe sigurimeve. Ajo mban titullin Doktor i Shkencave nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Kaçi është kontribuuese në kërkimin shkencor nëpërmjet një sërë botimesh në fushën ekonomike si edhe prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit.
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme në mbi 81 USD Investitorët, në pritje të takimit të OPEC+ të dielën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa pritet një sesion i qetë përpara Ditës së Falenderimeve në SHBA të enjten. Në anën tjetër, tregu po pret......

Dollari rimëkëmbet lehtë - Procesverbali i FED sugjeron mbylljen e ciklit shtrëngues
Dollari amerikan është rimëkëmbur lehtë nga niveli më i ulët në 2 muaj e gjysmë, pasi procesverbali i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale la të kuptohej......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga procesverbali i takimit të fundit të FED
Tregu i metaleve të çmuara po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa ari po i reziston nivelit të 2,000 dollarëve për onz, i ndihmuar nga dobësimi i......

Binance rrëzon tregun e kriptomonedhave - Gjobitet me 4.3 mld USD nga SHBA, shefi ekzekutiv jep dorëheqjen
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se shefi ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao, dha dorëheqjen nga drejtimi i......

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - FED sinjalizon se politika monetare do të jetë kufizuese
Bursat europiane po tentojnë rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, pasi investitorët e kanë mirëpritur procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale. Edhe......

Qeveria zvicerane do të vlerësojë pjesën e lëndëve të para në PBB-në e vendit!
Qeveria zvicerane dëshiron të vlerësojë pjesën e tregtimit të mallrave në produktin e saj të brendshëm bruto (GDP), pasi vendit aktualisht i mungojnë......

“Ndihma ekonomike, jo më pak se 16.000 lekë/muaj” - Draft strategjia/ Aktualisht është më e ulët se kufiri i rrezikut të varfërisë
Niveli i ndihmës ekonomike nuk duhet të jetë më i ulët se 16 000 lekë në muaj, sipas draft Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030. Sipas......

Bazë e re detare e NATO-s në Porto Romano - Rama i kërkon Aleancës të procedojë sa më shpejt për ndërtimin e saj
I ndodhur në Shkup në takimin mes liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore, kryeministri Edi Rama, e vuri theksin në rolin e ri që......