Nafta, e qëndrueshme në mbi 81 USD Investitorët, në pritje të takimit të OPEC+ të dielën

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa pritet një sesion i qetë përpara Ditës së Falenderimeve në SHBA të enjten. Në anën tjetër, tregu po pret lajme në lidhje me uljen e prodhimit nga grupi i prodhuesve OPEC+.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet lehtë mbi nivelin e 81 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat kanë publikuar humbje për të katërtën javë me radhë, për shkak të shqetësimeve në rritje mbi perspektivën e kërkesës për naftë.
Investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimit të planifikuar të OPEC+ të dielën, kur grupi i prodhuesve mund të diskutojë thellimin e shkurtimeve të furnizimit për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike globale.
Të hënën, të dyja kontratat u rritën me rreth 2% pasi tre burime të OPEC+ deklaruan për Reuters se grupi do të konsideronte më shumë shkurtime të furnizimit, në takimin e 26 nëntorit. Analistët parashikojnë se, OPEC+ ka të ngjarë të zgjasë apo edhe të thellojë shkurtimet e furnizimit me naftë, vitin e ardhshëm.
Por, edhe nëse ky skenar do të ndodhë, tregu global i naftës do të përballet me një suficit të lehtë të furnizimit në vitin 2024, parashikon Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 9.1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 17 nëntor.
Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që do të publikohen ditën e sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, ndërsa e enjtja do të jetë një feste publike në SHBA, me rastin e Ditës së Falenderimeve.
SCAN
Sondazh

Dollari rimëkëmbet lehtë - Procesverbali i FED sugjeron mbylljen e ciklit shtrëngues
Dollari amerikan është rimëkëmbur lehtë nga niveli më i ulët në 2 muaj e gjysmë, pasi procesverbali i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale la të kuptohej......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga procesverbali i takimit të fundit të FED
Tregu i metaleve të çmuara po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa ari po i reziston nivelit të 2,000 dollarëve për onz, i ndihmuar nga dobësimi i......

Binance rrëzon tregun e kriptomonedhave - Gjobitet me 4.3 mld USD nga SHBA, shefi ekzekutiv jep dorëheqjen
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se shefi ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao, dha dorëheqjen nga drejtimi i......

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - FED sinjalizon se politika monetare do të jetë kufizuese
Bursat europiane po tentojnë rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, pasi investitorët e kanë mirëpritur procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale. Edhe......

Qeveria zvicerane do të vlerësojë pjesën e lëndëve të para në PBB-në e vendit!
Qeveria zvicerane dëshiron të vlerësojë pjesën e tregtimit të mallrave në produktin e saj të brendshëm bruto (GDP), pasi vendit aktualisht i mungojnë......

“Ndihma ekonomike, jo më pak se 16.000 lekë/muaj” - Draft strategjia/ Aktualisht është më e ulët se kufiri i rrezikut të varfërisë
Niveli i ndihmës ekonomike nuk duhet të jetë më i ulët se 16 000 lekë në muaj, sipas draft Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030. Sipas......

Bazë e re detare e NATO-s në Porto Romano - Rama i kërkon Aleancës të procedojë sa më shpejt për ndërtimin e saj
I ndodhur në Shkup në takimin mes liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore, kryeministri Edi Rama, e vuri theksin në rolin e ri që......

Bashkitë kërkojnë më shumë para’ për të ofruar shërbime - Mazniku: Rritje e transfertës prej 14-20%. Kryebashkiakët: Nuk mjafton!
Transferta për 61 bashkitë në vend për vitin e ardhshëm do të jetë 35 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej rreth 5 miliardë lekë në raport më ......