Bota Postuar më 22 Nëntor 2023, 18:27

Binance rrëzon tregun e kriptomonedhave - Gjobitet me 4.3 mld USD nga SHBA, shefi ekzekutiv jep dorëheqjen

Nga SCAN TV
Binance rrëzon tregun e kriptomonedhave - Gjobitet me 4.3 mld USD nga SHBA,

Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se shefi ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao, dha dorëheqjen nga drejtimi i kompanisë, ndërsa u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve të Shteteve të Bashkuara kundër pastrimit të parave. Prokurorët amerikanë deklaruan të martën se pjesë e marrëveshjes është edhe një gjobë prej 4.3 miliardë dollarë, që do të zgjidhë një hetim shumëvjeçar në lidhje me platformën më të madhe në botë të këmbimit të kriptomonedhave.

Marrëveshja, sipas së cilës Zhao të paguajë personalisht 50 milionë dollarë, u përshkrua nga prokurorët si një nga ndëshkimet më të mëdha të korporatave në historinë e SHBA. Kjo është një tjetër goditje për industrinë e kriptomonedhave, që është përfshirë nga hetimet dhe skandalet dhe vjen pas dënimit të fundit për mashtrim të themeluesit të FTX, Sam Bankman-Fried.

Por, disa ekspertë ligjorë thanë se ishte një rezultat i mirë për Zhao, duke lënë të paprekur pasurinë e tij të madhe dhe duke e lejuar atë të mbante aksionet në Binance, që ai e themeloi në vitin 2017.

Binance ka shkelur ligjet e SHBA-së kundër pastrimit të parave dhe sanksioneve dhe nuk raportoi më shumë se 100,000 transaksione të dyshimta me organizatat që SHBA i përshkruan si grupe terroriste, duke përfshirë Hamasin, Al Kaedën dhe Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë, thanë autoritetet.

“Binance e bëri të lehtë për kriminelët të lëvizin fondet e tyre dhe të ardhurat e paligjshme”, tha Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland. Departamenti i Drejtësisë, që negocioi marrëveshjen, po kërkon një dënim prej 18 muaj burg për Zhao, maksimumi i sugjeruar sipas udhëzimeve federale. Binance do të paguajë 1.81 miliardë dollarë brenda 15 muajve dhe konfiskime në vlerën e 2.51 miliardë dollarëve, thanë prokurorët.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat