Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - FED sinjalizon se politika monetare do të jetë kufizuese

Bursat europiane po tentojnë rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, pasi investitorët e kanë mirëpritur procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale. Edhe fitimet tremujore mbi parashikimet e analistëve të Nvidia kanë ndihmuar në përmirësimin e humorit të tregjeve. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.
Ndërkohë, kompania e softuerëve në Mbretërinë e Bashkuar, Sage është në rritje me rreth 10%, pasi raportoi një rritje të fortë të fitimimeve operative dhe njoftoi një program prej 350 milion paund për blerjen mbrapsht të aksioneve.
Në procesverbalin e takimit të Rezervës Federale thuhet se zyrtarët mendojnë që politika monetare duhet të jetë kufizuese. “Në diskutimin e fundit, politikëbërësit vazhduan të gjykojnë se është kritike që qëndrimi i politikës monetare të mbahej mjaft kufizues për ta kthyer inflacionin në objektivin prej 2%,” thuhet në procesverbal.
Norma bazë e interesit në SHBA aktualisht qëndron në 5.25%-5.5%. Për sa i përket korporatave, fitimet dhe të ardhurat e Nvidia për tremujorin e tretë rezultuan mbi parashikimet e tregjeve, por aksionet ranë me rreth 1%, pasi kompania tha se kufizimet e eksporteve në Kinë do të ndikojnë në tremujorin e katërt të vitit.
Ndër zhvillimet e tjera, ministri i Financave në Mbretërinë e Bashkuar, Jeremy Hunt, prezantoi buxhetin e tij të quajtur “Deklarata e Vjeshtës”, mes presionit nga brenda Partisë Konservatore në pushtet për të aplikuar ulje taksash ndërsa ekonomia është në stanjacion.
Hunt shpalli disa masa për tërheqjen e investimeve të bizneseve dhe heqjen e pengesave ndaj projekteve të infrastrukturës, ndërsa është nën presion nga e drejta e partisë së tij për të miratuar ulje taksash.
SCAN
Sondazh

Qeveria zvicerane do të vlerësojë pjesën e lëndëve të para në PBB-në e vendit!
Qeveria zvicerane dëshiron të vlerësojë pjesën e tregtimit të mallrave në produktin e saj të brendshëm bruto (GDP), pasi vendit aktualisht i mungojnë......

“Ndihma ekonomike, jo më pak se 16.000 lekë/muaj” - Draft strategjia/ Aktualisht është më e ulët se kufiri i rrezikut të varfërisë
Niveli i ndihmës ekonomike nuk duhet të jetë më i ulët se 16 000 lekë në muaj, sipas draft Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030. Sipas......

Bazë e re detare e NATO-s në Porto Romano - Rama i kërkon Aleancës të procedojë sa më shpejt për ndërtimin e saj
I ndodhur në Shkup në takimin mes liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore, kryeministri Edi Rama, e vuri theksin në rolin e ri që......

Bashkitë kërkojnë më shumë para’ për të ofruar shërbime - Mazniku: Rritje e transfertës prej 14-20%. Kryebashkiakët: Nuk mjafton!
Transferta për 61 bashkitë në vend për vitin e ardhshëm do të jetë 35 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej rreth 5 miliardë lekë në raport më ......

Bonusi për pensionistët, ja kur pritet të nisë shpërndarja - Kreu i ISSH, Hado: Kategoritë që do përfitojnë. Lehtësi edhe për njohjen e viteve të punës
Prej 1 dhjetorit, bashkë me pensionin, të moshuarit do të kenë mundësi të marrin edhe bonusin në vlerën e 5 mijë lëkeve. Nga studio e emisionit “Box to Box”,......

Paga e jetesës kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar do të rritet në 11,44 paund në orë!
Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt, ka konfirmuar një rritje të konsiderueshme të pagës kombëtare të jetesës, duke e rritur atë në......

Tarifa e terminimit të celularëve në Shqipëri, 35% me e lartë se BE - 1.11 lekë për minutë, mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian 0.825 lekë për minutë
Tarifa e terminimit të thirrjeve në Shqipëri është 35% më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Konstatimi vjen përmes një analize që i ka bërë......

Shqipëria 'tërhiqet' nga taksa progresive mbi karbonin - Komisioni i Ekonomisë kërkon shtyrjen e aplikimit të rritjes së taksës
Edhe pse qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Kuvend një projektligj, që përcakton rritjen graduale të taksës së karbonit nga 1 janari 2024 deri në......