Tarifa e terminimit të celularëve në Shqipëri, 35% me e lartë se BE - 1.11 lekë për minutë, mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian 0.825 lekë për minutë

Tarifa e terminimit të thirrjeve në Shqipëri është 35% më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Konstatimi vjen përmes një analize që i ka bërë kësaj tarife Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.
Terminimi i thirrjeve mobile (MTR) është një shërbim me shumicë i ofruar nga operatori mobile për t’i mundësuar konumatorëve të rrjetit të tij marrjen e thirrjeve. Tarifa paguhet nga operatorët për thirrjet që i paguajnë njëri tjetrit dhe është një prej kostove thelbësore në ccmimet përfundimtare që paguajnë konsumatorët. Sipas AKEP, tarifat e terminimit në Shqipëri që prej vitit 2018 është 1.11 lekë për minutë, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Evropian, sipas një fotografimi i që i bën AKEP, rezulton 0.825 lekë për minutë.
Në vitin 2018, AKEP e përcaktoi këtë tarifë tavan në vlerën 1.11 lekë për minutë, duke e llogaritur përmes një formule qe bazohej te mesatarja e BEREC, Bashkësia e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike. Referuar të dhënave të raportit të BEREC, të datës 9 dhjetor 2021, 6 vende (përfshirë Shqipërinë) rregullojnë tarifat e terminimit në rrjetet celulare duke përdorur tarifa benchmark.
Shkak për të cilin, AKEP propozon nga viti i ardhshëm aplikimin e një tjetër formule, jo më e bazuar te mesatarja e BEREC, por te kstot reale të tregut.
Më specifikisht, AKEP parashikon që tarifa e terminimit të zbresë në 1.02 lekë/minuti në fund të marsit të vitit 2024. Pas gjashtë muajsh, në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm, AKEP parashikon që tarifa të zbresë në 0.89 lekë minuti, ndërsa në marsin e vitit 2025, ajo mos të jetë me e lartë se 0.75 minuti, ose 32.4% më e ulët se tarifa që aplikohet që prej vitit 2018.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Shqipëria 'tërhiqet' nga taksa progresive mbi karbonin - Komisioni i Ekonomisë kërkon shtyrjen e aplikimit të rritjes së taksës
Edhe pse qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Kuvend një projektligj, që përcakton rritjen graduale të taksës së karbonit nga 1 janari 2024 deri në......

Objektet kulturore të vjedhura, Qeveria krijon data bazë të posaçme - Do mblidhet informacion nga Policia, Doganat, Bashkitë, bashkësitë fetare, INTERPOL
Ndërsa vjedhja e objekteve të kultit është një fenomen që shoqëron vendin prej dekadash, Qeveria ka vendosur që të gjitha këto objekte t’i pasqyrojë në një......

Administrata shtetërore, 5 ditë pushim për festat e nëntorit!
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku kanë njoftuar miratimin e vendimit për pushimet e festave të nëntorit për......

Gjermania dhe Franca, të “këqijat” e Eurozonës - Lëkundjet e mëdha si pasojë e uljes së taksave
Dy ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, Franca dhe Gjermania , janë në “objektivin e kritikave” të Komisionit Europian. Këtyre vendeve u kërkohet të tërheqin......

Greqia ul TVSH për disa kategori - Ndryshime të disa taksave të përcaktuara në pr/buxhetin 2024
Drafti përfundimtar i buxhetit 2024, që pritet të diskutohet dhe miratohet nga Parlamenti i Greqisë, parashikon ndër të tjerat një periudhë gjashtë mujore,......

Sam Altman kthehet si CEO i OpenAI krijues i ChatGPT vetëm disa ditë pas shkarkimit!
Udhëheqësi i rrëzuar i krijuesit të ChatGPT OpenAI po kthehet në kompaninë që e shkarkoi atë në fund të javës së kaluar, duke kulmuar një luftë disaditore për......

Polonia merr dritën jeshile të BE-së për pagesën e parë të fondeve të rimëkëmbjes prej 5.1 miliardë euro!
Komisioni Europian dha dritën jeshile për planin e rikuperuar të rimëkëmbjes së COVID-19 të Polonisë, tani me vlerë pothuajse 60 miliardë euro. Plani i ri......

Holandezët votojnë për të zgjedhur një kryeministër të ri!
Votuesit holandezë hodhën votat e tyre të mërkurën në një zgjedhje gozhdë në të cilat sondazhet tregojnë se të paktën tre parti - përfshirë të djathtën......