Objektet kulturore të vjedhura, Qeveria krijon data bazë të posaçme - Do mblidhet informacion nga Policia, Doganat, Bashkitë, bashkësitë fetare, INTERPOL

Ndërsa vjedhja e objekteve të kultit është një fenomen që shoqëron vendin prej dekadash, Qeveria ka vendosur që të gjitha këto objekte t’i pasqyrojë në një data base digjitale të përditësuar rregullisht. Në vendim përcaktohet mënyra se si do krijohet dhe përditësohet baza e të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura, të hyra ose nxjerra në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë. Grumbullimi dhe administrimi i të dhënave do bëhet në rrugë elektronike nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, ku përpunimi dhe përditësimi i tij, kryhet nëpërmjet një sistemi kompjuterik.
“Dhënësit e informacionit” janë subjektet publike, private ose ndërkombëtare, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe institucionet në varësi të saj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe institucionet në varësi të saj, njësitë e vetëqeverisjes vendore, institucionet publike kombëtare që kanë në pronësi dhe administrojnë fonde të pasurive kulturore, bashkësitë fetare dhe organizmat ndërkombëtarë që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që kanë në fushën e veprimtarisë së tyre edhe trashëgiminë kulturore.
Në bazën e të dhënave do regjistrohet Lloji i objektit, si për shembull ikonë, pikturë, kupë, libër, statujë, shpatë, vazo, unazë, grafikë, gjetje arkeologjike, dokument, dorëshkrim arkivor etj. Më tej do specifikohet maateriali prej të cilit është i përbërë objekti, si letër, dru, kanavacë, lloj metali, qelq, gur, pëlhurë etj, si dhe teknika e ekzekutimit (vaj, bojë tempera, pastel, mozaik, serigrafi, litografi, mënyra të përziera, me reliev të lartë, basoreliev, gdhendje me daltë, gdhendje në reliev, zbukurime me disa materiale.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore do të marrë të dhëna edhe nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si INTERPOL lidhur me pasuritë e vjedhura, por edhe përmes faqeve të ndryshme në internet kur bëhet fjalë për objekte të vjedhura në Shqipëri.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Administrata shtetërore, 5 ditë pushim për festat e nëntorit!
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku kanë njoftuar miratimin e vendimit për pushimet e festave të nëntorit për......

Gjermania dhe Franca, të “këqijat” e Eurozonës - Lëkundjet e mëdha si pasojë e uljes së taksave
Dy ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, Franca dhe Gjermania , janë në “objektivin e kritikave” të Komisionit Europian. Këtyre vendeve u kërkohet të tërheqin......

Greqia ul TVSH për disa kategori - Ndryshime të disa taksave të përcaktuara në pr/buxhetin 2024
Drafti përfundimtar i buxhetit 2024, që pritet të diskutohet dhe miratohet nga Parlamenti i Greqisë, parashikon ndër të tjerat një periudhë gjashtë mujore,......

Sam Altman kthehet si CEO i OpenAI krijues i ChatGPT vetëm disa ditë pas shkarkimit!
Udhëheqësi i rrëzuar i krijuesit të ChatGPT OpenAI po kthehet në kompaninë që e shkarkoi atë në fund të javës së kaluar, duke kulmuar një luftë disaditore për......

Polonia merr dritën jeshile të BE-së për pagesën e parë të fondeve të rimëkëmbjes prej 5.1 miliardë euro!
Komisioni Europian dha dritën jeshile për planin e rikuperuar të rimëkëmbjes së COVID-19 të Polonisë, tani me vlerë pothuajse 60 miliardë euro. Plani i ri......

Holandezët votojnë për të zgjedhur një kryeministër të ri!
Votuesit holandezë hodhën votat e tyre të mërkurën në një zgjedhje gozhdë në të cilat sondazhet tregojnë se të paktën tre parti - përfshirë të djathtën......

Rikuperon Dollari amerikan, Franga e Paundi ndërsa Euro vijon rënien!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës pas rënies së vazhdueshme që ka pësuar gjatë kësaj jave duke u blerë këtë mëngjes me 94.6 lekë......

OKB, më shumë fuqi në rregullat globale të taksave - SHBA, BE dhe Britania “kundër” vendeve afrikane
Një fushatë e gjatë që Kombet e Bashkuara të kenë ndikim më të madh mbi rregullat ndërkombëtare të taksave pritet të dështojë në pengesën e fundit në një votim......