Gjermania dhe Franca, të “këqijat” e Eurozonës - Lëkundjet e mëdha si pasojë e uljes së taksave

Dy ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, Franca dhe Gjermania , janë në “objektivin e kritikave” të Komisionit Europian. Këtyre vendeve u kërkohet të tërheqin uljet e taksave për shkak të krizës energjetike, pasi Bashkimi Europian po fillon dalëngadalë të rimarrë rolin e “rojes” fiskale. Shtetet anëtare të Eurozonës, sipas komisionerit Paolo Gentiloni , duhet të ‘vazhdojnë me heqjen graduale të masave të krizës energjetike, të cilat u aktivizuan me fillimin e luftës në Ukrainë. Në thelb, mesazhi i Komisionit ishte se fundi i vitit 2023 do të “vulosë” edhe fundin e periudhës së gjatë të relaksimit fiskal, e cila u miratua fillimisht për shkak të pandemisë.
Një javë pas parashikimeve pesimiste për ekonominë e “bllokut”, e cila është e rënduar për shkak të trazirave gjeopolitike, komisioni publikoi parashikimet përkatëse për gjashtë muajt, ku pret që nëntë nga gjithsej njëzet anëtarët e Eurozonës të shkelin kufirin e deficitit buxhetor - 3% e PBB-së. Për këtë arsye, ekonomive më të mëdha të Eurozonës iu dërgua një mesazh i qartë që t'i kthehen disiplinës fiskale.
Gjermania vitin e kaluar uli TVSH-në për furnizuesit vendas të gazit nga 19% në 7%, ndërsa Franca uli tatimin për energjinë elektrike dhe subvencionoi ofruesit e energjisë në një përpjekje për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e inflacionit.
Pavarësisht paralajmërimit se masat e mbështetjes së energjisë janë të përkohshme, Franca, Gjermania, Kroacia, Luksemburgu, Malta dhe Portugalia pritet të vazhdojnë të zbatojnë masa të ngjashme në vitin 2024, vuri në dukje komisioni, duke shtuar se rruga e përgjithshme fiskale e Eurozonës pritet të jetë në rënie në vitin 2024 për shkak të masave të mbetura energjetike. Ai gjithashtu u kërkon të gjitha shteteve anëtare të lëvizin drejt rritjes maksimale të shpenzimeve, pikë referimi për rregullat e reja, të cilat synojnë të ulin borxhin publik brenda katër deri në shtatë vjet.
Megjithatë, bëri bujë fakti se në listën e “mospërputhjes” u përfshinë edhe ish “skifterët” fiskalë – Gjermania, Austria, Holanda dhe Finlanda, ndërsa vendet e Jugut europian, si Greqia, Qiproja dhe Spanja, përfituan besueshmëri për faktin se janë në përputhje me rekomandimet për kufizimet buxhetore, si dhe për përgatitjen e projektbuxhetit të tyre për vitin 2024.
Italia pati sërish vlerësime, duke qenë se është ndër vendet që mund të kalojë kufijtë fiskalë. Për qeverinë italiane, Paolo Gentiloni ritheksoi se tashmë është paralajmëruar të vijojë me një politikë fiskale të kujdesshme, ndërsa për mundësinë e fillimit të një procedure deficiti të tepruar, theksoi se të dhënat e Eurostat në mars 2024 do të merren parasysh dhe vendimi përkatës do të merret në fund të qershorit të po këtij viti.
Ekonomia më e madhe në Eurozonë, Gjermania, po shkakton shqetësim të veçantë në Bruksel, veçanërisht pas vendimit të fundit të gjykatës kushtetuese për të ndaluar qeverinë e kancelarit Olaf Scholz-it të transferojë fonde në shumën 60 miliardë eurove, të cilat nuk ishin shpenzuar nga fondi për përballjen me pandeminë. Objektivi mbetet përdorimi i tyre për mbrojtjen e klimës dhe tranzicionin e gjelbër. Krahas kërcënimit të krizës fiskale për shkak të vrimës së zezë prej 60 miliardë eurosh, ky vendim shkakton probleme në përgatitjen e buxheteve të ardhshme.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Greqia ul TVSH për disa kategori - Ndryshime të disa taksave të përcaktuara në pr/buxhetin 2024
Drafti përfundimtar i buxhetit 2024, që pritet të diskutohet dhe miratohet nga Parlamenti i Greqisë, parashikon ndër të tjerat një periudhë gjashtë mujore,......

Sam Altman kthehet si CEO i OpenAI krijues i ChatGPT vetëm disa ditë pas shkarkimit!
Udhëheqësi i rrëzuar i krijuesit të ChatGPT OpenAI po kthehet në kompaninë që e shkarkoi atë në fund të javës së kaluar, duke kulmuar një luftë disaditore për......

Polonia merr dritën jeshile të BE-së për pagesën e parë të fondeve të rimëkëmbjes prej 5.1 miliardë euro!
Komisioni Europian dha dritën jeshile për planin e rikuperuar të rimëkëmbjes së COVID-19 të Polonisë, tani me vlerë pothuajse 60 miliardë euro. Plani i ri......

Holandezët votojnë për të zgjedhur një kryeministër të ri!
Votuesit holandezë hodhën votat e tyre të mërkurën në një zgjedhje gozhdë në të cilat sondazhet tregojnë se të paktën tre parti - përfshirë të djathtën......

Rikuperon Dollari amerikan, Franga e Paundi ndërsa Euro vijon rënien!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës pas rënies së vazhdueshme që ka pësuar gjatë kësaj jave duke u blerë këtë mëngjes me 94.6 lekë......

OKB, më shumë fuqi në rregullat globale të taksave - SHBA, BE dhe Britania “kundër” vendeve afrikane
Një fushatë e gjatë që Kombet e Bashkuara të kenë ndikim më të madh mbi rregullat ndërkombëtare të taksave pritet të dështojë në pengesën e fundit në një votim......

Dollarizimi i Argjentinës “tremb” jo pak vende - A ka ndonjë kuptim ekonomik plani i presidentit të ri Milei?
Fitorja më e madhe se sa pritej e Havier Milei në zgjedhjet presidenciale argjentinase sugjeron që votuesit në vendin e dytë më të madh të Amerikës së Jugut......

Bateritë gjigante zbrazin ekonominë e termocentraleve me gaz!
Bateritë gjigante që sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike duke kompensuar furnizimet me energji të rinovueshme me ndërprerje po bëhen mjaft......