Shqipëria 'tërhiqet' nga taksa progresive mbi karbonin - Komisioni i Ekonomisë kërkon shtyrjen e aplikimit të rritjes së taksës

Edhe pse qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Kuvend një projektligj, që përcakton rritjen graduale të taksës së karbonit nga 1 janari 2024 deri në vitin 2030 si pjesë e paketës fiskale për vitin e ardhshëm, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nuk i ka hapur rrugë kësaj iniciative, e cila është direktivë e Bashkimit Evropian, me argumentin se do të rëndohen kompanitë në këtë industri dhe do të ulet konkurrueshmëria. Për këtë qëllim Komisioni ka kërkuar shtyrjen.
Pjesë e industrive, për të cilat parashikohet të aplikohet kjo taksë janë edhe industritë si ajo e çimentos dhe e çelikut, të cilat zënë pjesën më të madhe të përdorimit të qymyrgurit në Shqipëri, si lëndë djegëse për aktivitetin e tyre.
Eni Zake, Deputete e PS: “Projektligji parashikon taksë progresive për karbonin. Qëllimi nuk është vendosja e taksës, por dekurajimi i këtyre lëndëve djegëse. Por është e paqarte sa do të jetë impakti real dhe sa kohë do ti duhet industrisë që merret me konsumimin e kësaj lende për t’u atashuar në forma të tjera konsumi. Sipas raportit te BB, është përcaktuar vetëm për karbonin por nuk është e qartë që pse nuk është vendosur për produkte të tjera. Projektligji ligji penalizon disa ndërmarrje dhe sjell ulje të konkurruesmërisë. Për këtë arsye s’jemi të bindur pa pasur një studim real të impaktit dhe nëse do ketë skema mbështetëse qe do ti ndihmojë prodhuesit për të kaluar në forma të tjera. Pr.ligji të kalojë serish për konsultim”.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka theksuar se kompanitë duhen incentivuar fillimisht që të gjejnë burime alternative për më pak emetime të karbonit në ambient dhe më pas të mendohet vendosja e një takse.
“BE ka vendosur që në 2026 të paguhet taksë për ton çlirimi të karbonit. Për të ndaluar përdorimin e qymyrit, do duhet që kompanitë të gjejnë burime alternative që ndosin më pak dhe për këtë duhet të bëjnë investime. Kompanitë duhen incentivuar dhe u duhet dhënë kohë”.
Komisioni ka diskutuar edhe mbi kufizimin e vendosur për rritjen e akcizës për disa produkte, një iniciative që pritet të mbajë nën kontroll çmimet dhe kryesisht ato të hidrokarbureve.
Nga ana tjetër heqja e TVSH-së për importin e koshereve të bletëve dhe bletëve për pjalmim, insekteve të dobishme dhe për një kategori bagëtish, është vlerësuar si masë e rëndësishme ndihmuese për sektorin. Paketa fiskale për vitin e ardhshëm parashikohet të miratohet nen për nen në komision më 30 nëntor.
Elisabeta Dosku/ SCAN TV

Objektet kulturore të vjedhura, Qeveria krijon data bazë të posaçme - Do mblidhet informacion nga Policia, Doganat, Bashkitë, bashkësitë fetare, INTERPOL
Ndërsa vjedhja e objekteve të kultit është një fenomen që shoqëron vendin prej dekadash, Qeveria ka vendosur që të gjitha këto objekte t’i pasqyrojë në një......

Administrata shtetërore, 5 ditë pushim për festat e nëntorit!
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku kanë njoftuar miratimin e vendimit për pushimet e festave të nëntorit për......

Gjermania dhe Franca, të “këqijat” e Eurozonës - Lëkundjet e mëdha si pasojë e uljes së taksave
Dy ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, Franca dhe Gjermania , janë në “objektivin e kritikave” të Komisionit Europian. Këtyre vendeve u kërkohet të tërheqin......

Greqia ul TVSH për disa kategori - Ndryshime të disa taksave të përcaktuara në pr/buxhetin 2024
Drafti përfundimtar i buxhetit 2024, që pritet të diskutohet dhe miratohet nga Parlamenti i Greqisë, parashikon ndër të tjerat një periudhë gjashtë mujore,......

Sam Altman kthehet si CEO i OpenAI krijues i ChatGPT vetëm disa ditë pas shkarkimit!
Udhëheqësi i rrëzuar i krijuesit të ChatGPT OpenAI po kthehet në kompaninë që e shkarkoi atë në fund të javës së kaluar, duke kulmuar një luftë disaditore për......

Polonia merr dritën jeshile të BE-së për pagesën e parë të fondeve të rimëkëmbjes prej 5.1 miliardë euro!
Komisioni Europian dha dritën jeshile për planin e rikuperuar të rimëkëmbjes së COVID-19 të Polonisë, tani me vlerë pothuajse 60 miliardë euro. Plani i ri......

Holandezët votojnë për të zgjedhur një kryeministër të ri!
Votuesit holandezë hodhën votat e tyre të mërkurën në një zgjedhje gozhdë në të cilat sondazhet tregojnë se të paktën tre parti - përfshirë të djathtën......

Rikuperon Dollari amerikan, Franga e Paundi ndërsa Euro vijon rënien!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës pas rënies së vazhdueshme që ka pësuar gjatë kësaj jave duke u blerë këtë mëngjes me 94.6 lekë......