Bota Postuar më 22 Nëntor 2023, 19:27

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga procesverbali i takimit të fundit të FED

Nga SCAN TV
Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga

Tregu i metaleve të çmuara po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa ari po i reziston nivelit të 2,000 dollarëve për onz, i ndihmuar nga dobësimi i dollarit amerikan dhe rënia e yield-it të obligacioneve amerikane. Në sesionin e kaluar, metali i verdhë u rrit ndjeshëm, për shkak të pritshmërive se Rezerva Federale mund ta ketë mbyllur ciklin e rritjes së interesave.

Kontrata “spot” për arin po qëndron pranë 2,000 dollarëve për onz, niveli më i lartë në 3 javët e fundit. Megjithatë, analistët mendojnë se ari do ta ketë të pamundur ra ruajë këtë nivel, për shkak se bazat nuk janë të forta.

Dollari amerikan u rrit lehtë gjatë sesionit të sotëm, por po qëndron në nivelin më të ulët në 2 muaj e gjysmë, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare. Një dollar më i dobët e bën arin më pak të shtrenjë për zotëruesit e monedhave të tjera.

Zyrtarët e Rezervës Federale ranë dakord në takimin e tyre të fundit se do të ndjekin një hap të kujdesshëm dhe do të rrisnin normat e interesit, vetëm nëse përparimi i bërë në kontrollin e inflacionit do të lëkundet. Ndërkohë, të dhënat e publikuara në SHBA treguan se, shitja e shtëpive ekzistuese ra në nivelin më të ulët në 13 vitet e fundit, gjatë tetorit.

Tregjet po vlerësojnë aktualisht 60% mundësi për uljen e normës bazë me të paktën 25 pikë bazë, deri në maj të vitit të ardhshëm. Normat më të ulëta të interesit ulin koston oportune të mbajtjes së arit.

Ndërkohë, eksportet e arit nga Zvicra në tetor u rritën në nivelin më të lartë që nga maji, për shkak të rritjes së kërkesës nga India, me rastin e sezonit festiv. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 23.8 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 933 dollarë për onz.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat