Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit 2024-2026 dhe buxhetin e vitit të ardhshëm

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2024- 2026, buxhetin për vitin 2024 dhe buxhetin orientues afatmesëm për vitet 2025 – 2026.
Referuar njoftimit zyrtar, Strategjia Afatmesme e Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2024 – 2026 është një përditësim i strategjisë ekzistuese (2023-2025), përmes së cilit zgjatet afati i zbatimit të këtij dokumenti, përtej vitit 2025 dhe përcaktohen objektivat për periudhën afatmesme në vijim.
“Strategjia synon t’u japë një përgjigje proaktive sfidave të mjedisit ku operon Banka e Shqipërisë; të rrisë bashkëpunimin brenda institucionit; të nxisë përdorimin efektiv dhe eficient të burimeve; si dhe të promovojë transparencën dhe llogaridhënien publike. Ajo përfshin funksionet kryesore të BSH-së: politikat (politika monetare, rezerva valutore, mbikëqyrja bankare, politika makroprudenciale), infrastrukturën financiare (emisioni i parasë, sistemet e pagesave); funksionet horizontale (kërkimet, statistikat); dhe shërbimet mbështetëse (burimet njerëzore, kontrolli i brendshëm, kontabiliteti dhe IT)” njofton BSH.
Sa I përket buxhetit të vitit 2024 dhe atij orientues afatmesëm për vitet 2025-2026, sipas Këshillit Mbikëqyrës, garanton përmbushjen e objektivave strategjike të Bankës së Shqipërisë të parashikuara në Strategjinë e saj Afatmesme të Zhvillimit. BSH evidenton se në hartimin e tij janë mbajtur parasysh situata aktuale në tregjet ndërkombëtare financiare, zhvillimet ekonomike dhe financiare brenda vendit, shpenzimet korrente dhe ato kapitale të domosdoshme për miradministrimin e aktiveve dhe burimeve njerëzore.
“Buxheti i Bankës së Shqipërisë për vitet 2024 - 2026, ndër të tjera, synon përsosjen e mëtejshme të kuadrit të politikës dhe të operacioneve monetare, zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të Bankës së Shqipërisë, furnizimin e ekonomisë me kartëmonedhë cilësore, përpunimin me kujdes të saj, si dhe përsosjen e komunikimit dhe transparencës me publikun. Njëkohësisht, buxheti mbështet kryerjen e investimeve të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës teknologjike, asaj të sigurisë dhe të ambienteve ku ushtrohet aktiviteti i Bankës së Shqipërisë” njofton BSH.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.
SCAN
Sondazh

BERZH, gati për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve. Ministri Mete takon Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale
BERZH ka shprehur gadishmërinë për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket ngritjes së kapaciteteve për emetuesit e......

Mimoza Kaçi propozohet si Drejtore e Përgjithshme e AMF! Jetëshkrimi
Mimoza Kaçi është propozuar nga Këshilli i Ministrave si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Propozimi që Këshilli i......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 81 USD Investitorët, në pritje të takimit të OPEC+ të dielën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa pritet një sesion i qetë përpara Ditës së Falenderimeve në SHBA të enjten. Në anën tjetër, tregu po pret......

Dollari rimëkëmbet lehtë - Procesverbali i FED sugjeron mbylljen e ciklit shtrëngues
Dollari amerikan është rimëkëmbur lehtë nga niveli më i ulët në 2 muaj e gjysmë, pasi procesverbali i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale la të kuptohej......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga procesverbali i takimit të fundit të FED
Tregu i metaleve të çmuara po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa ari po i reziston nivelit të 2,000 dollarëve për onz, i ndihmuar nga dobësimi i......

Binance rrëzon tregun e kriptomonedhave - Gjobitet me 4.3 mld USD nga SHBA, shefi ekzekutiv jep dorëheqjen
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se shefi ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao, dha dorëheqjen nga drejtimi i......

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - FED sinjalizon se politika monetare do të jetë kufizuese
Bursat europiane po tentojnë rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, pasi investitorët e kanë mirëpritur procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale. Edhe......

Qeveria zvicerane do të vlerësojë pjesën e lëndëve të para në PBB-në e vendit!
Qeveria zvicerane dëshiron të vlerësojë pjesën e tregtimit të mallrave në produktin e saj të brendshëm bruto (GDP), pasi vendit aktualisht i mungojnë......