Ryanair shënon fitime rekord gjatë verës - Kompania pret dhe më shumë klientë në vitet e ardhshëm

Ryanair publikoi fitimin më të madh ndonjëherë për sezonin e tij kryesor të verës. Kompania ajrore shtoi se priste rritje shumë të fortë të pasagjerëve dhe tarifave për vitet që do të vijnë pasi klientët, sipas saj, do të largohen nga rivalët me kosto më të lartë.
Por gjithashtu paralajmëroi se rimëkëmbja e Europës mbetet e ndjeshme ndaj goditjeve nga COVID-19 dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë, duke theksuar se vonesat e dorëzimit të avionëve nga Boeing mund të godasin kapacitetin e saj verën e ardhshme.
Linja ajrore irlandeze, më e madhja në Europë për nga numri i pasagjerëve, fitoi 1.37 miliardë euro në gjashtë muajt deri në fund të shtatorit, gjysmës së parë të vitit të saj financiar.
Ryanair ishte shumë përpara rekordit të saj të mëparshëm të gjysmës së parë prej 1.29 miliardë euro në 2017-ën dhe aksionet e kompanisë u rritën 3.5%.
Michael O’Leary shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore u shpreh se shqetësimet rreth ndikimit të recesionit dhe rritjes së inflacionit; cmimeve të konsumit në modelin e biznesit të Ryanair janë ekzagjeruar shumë. Ai shtoi se pret që këto baza të forta të mbështesin trafikun e dendur që parashikohet dhe rritjen mesatare të tarifave të paktën për 18 muajt e ardhshëm.
Një dimër me humbje, gjatë të cilit Ryanair shpreson të rrisë trafikun 10% mbi nivelet e para-COVID, ka të ngjarë të lërë linjën ajrore me një fitim prej 1 miliard deri në 1.2 miliardë euro deri në 31 mars të vitit të ardhshëm.
O'Leary tha se tremujori korrik-shtator kishte sjellë rritje në një shkallë që ai nuk e kishte parë kurrë, me 15% rritje të trafikut të kombinuar me një rritje të tarifave prej 14% falë kombinimit të kërkesës së ndrydhur dhe pakësimit kompanive rivale pas COVID.
Disa rivalë kanë publikuar parashikime optimiste në javët e fundit me Wizz Air, pronarin e British Airways, IAG dhe Lufthansa, të gjithë duke thënë se po shihnin fuqi në rritje në shitjet e biletave pavarësisht frikës nga inflacioni.
Ryanair planifikon të rritet nga 168 milionë pasagjerë këtë vit financiar, në 185 milionë vitin e ardhshëm.
SCAN
Sondazh

2023, buxheti i Bashkive rritje rekord me 17.6% - 8 milionë dollarë rritja e rrogave, 7 milionë mbetjet. PD akuza për punësime fushate
Buxheti i vitit të ardhshëm për njësitë e vetëqeverisjes vendore ka prekur vlerë record duke u rritur me 17.6%, ose sa 1% e Produktit të Brendshëm Bruto. Ai......

"Mega-kërcënimet", një krizë e re po vjen - Sipas Nouriel Roubini, ekonomisti që parashikoi krizën financiare globale të vitit 2008
Ekonomia globale po përballet me një krizë të re të madhe, paralajmëron Nouriel Roubini, ekonomisti që mori pseudonimin Dr.Doom kur parashikoi saktë krizën......

Meta largon nga puna mijëra persona - Kjo është hera e parë që nga themelimi i platformës
Meta përgatit valën e parë të pushimeve nga puna në historinë e saj: mijëra të pushuar në një javë. Wall Street Journal raporton se kompania synon të reduktojë......

2023, rritja ekonomike nën 2,1%, inflacioni mbi 3% - Qeveria greke, e vendosur të ruajë objektivin e deficitit primar jo më shumë se 1.7% të PBB
Qeveria greke po rishikon projeksionet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin në vitin 2023 në kahun rënës, pas një përkeqësimi të parashikimeve të......

Gjeorgjia “shijon” rritjen rekord të ekonomisë - Vendi fqinj me Rusinë ka pritur mbi 100 mijë rusë që nga fillimi i luftës
Gjeorgjia mund të konsiderohet në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi prej më shumë se 100......

Më pak se 100 paund kursime - Miliona britanikë po luftojnë me rritjen e çmimeve!
Mungesa e një rrjeti sigurie financiare do të thotë që shumë duhet të marrin hua për të mbuluar çdo kosto shtesë, duke krijuar ankth më të madh për gjendjen e......

Qukës-Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron kurrë! - Projekti i vitit 2009/ Mes deklaratave dhe kostove të shtuara, ende larg përfundimit
Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë u projektua në vitin 2009, por për përfundimin e tij do të duhen të paktën edhe 2 vite të tjerë. Kredia e parë për financimin......

Miratohet kredia 56.8 milionë dollarë për Qukës-Qafë Plloçë - MIE: Punimet mbyllen në 2024-ën. Mziu: Rritët me 72% kostot fillestare!
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 56.8 mln USD për përfundimin e lotit I dhe II të aksit të rrugor Qukës –......