Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2022, 14:32

2023, buxheti i Bashkive rritje rekord me 17.6% - 8 milionë dollarë rritja e rrogave, 7 milionë mbetjet. PD akuza për punësime fushate

Nga SCAN TV
2023, buxheti i Bashkive rritje rekord me 17.6% - 8 milionë dollarë

Buxheti i vitit të ardhshëm për njësitë e vetëqeverisjes vendore ka prekur vlerë record duke u rritur me 17.6%, ose sa 1% e Produktit të Brendshëm Bruto. Ai është paraqitur të hënën në Kuvend nga Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

Në total transferta për bashkitë është rritur me rreth 30 milionë dollar, ndërkohë që afërsisht 8 milionë dollar nga ky buxhet do të shkojnë për rritjen e pagave të punonjësve të bashkive në gjithë vendin, ndërsa për trajtimin e mbetjeve janë parashikouar të shpenzohen afërisht 7 milionë dollarë.

Deputetët e djathtë në Kuvend kanë kërkuar informacion nëse parashikohet rritje e numrit të të punësuarve përpara zgjedhjeve, por përfaqësuesit e Shoqatës thanë se ky numër percaktohet nga këshillat e njesive vendore.

Një pjesë e mirë e buxhetit për Qeverisjen vendore dhe për vitin e ardhshëm do i dedikohet rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat