2023, rritja ekonomike nën 2,1%, inflacioni mbi 3% - Qeveria greke, e vendosur të ruajë objektivin e deficitit primar jo më shumë se 1.7% të PBB

Qeveria greke po rishikon projeksionet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin në vitin 2023 në kahun rënës, pas një përkeqësimi të parashikimeve të Komisionit Europian. Lufta në Ukrainë dhe kriza e energjisë hedhin një hije të rëndë mbi ekonominë europiane, ndërsa rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane ndilkon në uljen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Parashikimet e reja të qeverisë greke do të përfshihen në buxhet, që pritet të miratohen në parlament deri më 20 nëntor. Në projektbuxhetin e fillimit të tetorit, qeveria parashikoi për vitin 2023 një rritje prej 2.1% dhe inflacion 3%. Tani, ajo sheh uljen e PBB-së, por jo duke shkuar në territor negativ, siç parashikohet të ndodhë në nivelin e Eurozonës.
Sipas ministrit të Financave, Christos Staikouras, për vitin 2022 inflacioni do të regjistrohet rreth 10%, kundrejt parashikimit të buxhetit për 8.8%. Për PBB-në këtë vit, Ministria e Financave nuk ka vendosur ende të ndryshojë parashikimin e tij për një ritëm 5.3%, ndonëse kohët e fundit ka pasur vlerësime prej 6%.
Qeveria është e vendosur të ruajë objektivin për një deficit primar jo më shumë se 1.7% të PBB-së dhe mendon se është një sinjal i fortë besimi për tregjet. Në këtë mënyrë, Ministria e Financave është e përmbajtur përsa i përket perspektivës së masave të reja mbështetëse këtë vit, pasi çmimet e energjisë nuk i imponojnë për momentin.
Sektori tek i cili shpreson qeveria për vitin 2023 janë investimet. Aktualisht, janë kontraktuar 8.2 miliardë euro investime dhe janë në faza të ndryshme nën kredinë e Fondit të Rimëkëmbjes, ndërsa tashmë janë miratuar dhe kontraktuar 1.8 miliardë euro. Gjithashtu, në vitin 2023 do të aktivizohen edhe investimet e tjera të Fondit të Rimëkëmbjes, si agroturizmi, ndërkohë që me vlerë të konsiderueshme janë edhe Programi i Investimeve Publike dhe Partneritetet Publike dhe Private të nisura.
SCAN
Sondazh

Gjeorgjia “shijon” rritjen rekord të ekonomisë - Vendi fqinj me Rusinë ka pritur mbi 100 mijë rusë që nga fillimi i luftës
Gjeorgjia mund të konsiderohet në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi prej më shumë se 100......

Më pak se 100 paund kursime - Miliona britanikë po luftojnë me rritjen e çmimeve!
Mungesa e një rrjeti sigurie financiare do të thotë që shumë duhet të marrin hua për të mbuluar çdo kosto shtesë, duke krijuar ankth më të madh për gjendjen e......

Qukës-Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron kurrë! - Projekti i vitit 2009/ Mes deklaratave dhe kostove të shtuara, ende larg përfundimit
Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë u projektua në vitin 2009, por për përfundimin e tij do të duhen të paktën edhe 2 vite të tjerë. Kredia e parë për financimin......

Miratohet kredia 56.8 milionë dollarë për Qukës-Qafë Plloçë - MIE: Punimet mbyllen në 2024-ën. Mziu: Rritët me 72% kostot fillestare!
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 56.8 mln USD për përfundimin e lotit I dhe II të aksit të rrugor Qukës –......

Qeveria, 5.46 miliardë euro kredi të huaja - Eurobondet “delja e zezë” e borxhit, zënë 32.9 % të totalit
Stoku regjistrit të kredive shtetërore të Shqipërisë, të marra nga institucione ndërkombëtare, në fund të Shtatorit 2022 regjistrohet në 5.46 miliardë euro.......

80 milionë euro për të “shpëtuar” nga çmimi i energjisë - Ibrahimaj: Granti i BE, për përballimin e krizës. Ndryshojmë buxhetin fillestar
Në kushtet kur qeveria ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se mund të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ka kërkuar kursim drastik,......

“Bojkotim sezonit të provimeve nëse nuk plotësohen kërkesat” - Pedagogët paralajmërojnë qeverinë: Rikthehemi në mësim për ta pezulluar përsëri në shkurt
Pedagogët janë rikthyer këtë të hënë në auditore, por me një paralajmërim kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Bojkot të sezonit të provimeve nëse nuk......

Parkim me panele diellore në Durrës - FSHZH, 582 milionë lekë tender. 400 vende dhe hapësira për evente e shërbime
Parkim me panele diellore. Kështu do të jetë godina e re, që pritet të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës. Një projekt i ndërmarrë nga Fondi......