Parkim me panele diellore në Durrës - FSHZH, 582 milionë lekë tender. 400 vende dhe hapësira për evente e shërbime

Parkim me panele diellore. Kështu do të jetë godina e re, që pritet të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës. Një projekt i ndërmarrë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Durrës pritet të ketë të vendosura 1500 metër katrorë panele diellore, që do të furnizojnë këtë parking me energji. Detajet e reja janë bërë të ditura nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale teksa shkruan se godina do të ketë 400 vende për parkim, por dhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme.
Në vlerën e 582 milionë lekëve tenderi i publikuar në agjencinë e prokurimeve publike përfshin edhe punimet plotësuese për parkimin pranë zonës historike të qytetit të Vlorës. Ky projekt i ndarë në faza do të përfshijë “Ndërtimin e godinës së parkimit pranë Stacionit të trenit, Durrës dhe punime plotësuese në Parkimin publik nëntokësor i Qendrës Multifunksionale, Vlorë”. I gjithë projekti zhvillohet sipas FSHZH për “Ndërhyrje për ndërtimin e Infrastrukturës së Transportit, Parkimeve, Stacioneve multimodela, moleve, etj,”
Kjo ndërhyrje në nivel rajonal ka si synim përmirësimin e sistemit të transportit në përgjithësi: parkime, stacione multimodale, rrugë bicikletash, stacione autobuzi etj.
Teksa këto dy qytete e kanë shërbimin e parkimit një sfidë përgjatë sezonit turistik, sipas Fondit, në nivel vendor infrastruktura e transportit publik në afatgjatë ka nevojë për transformime rrënjësore duke e bërë metodën më të përdorur si për transport urban ashtu edhe për atë interurban, duke nisur si fillim me përmirësimin e sistemit të parkimit në zona me fluks të madh.
Projekti cilësohet me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në nivel rajonal dhe lokal, pasi këto dy projekte janë në harmoni me një sërë ndërhyrjesh të tjera që FSHZH po implementon në këto qytete.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Kina do të implementojë politika të reja për të nxitur investimet private!
Planifikuesi shtetëror i Kinës lëshoi të hënën një njoftim duke thënë se do të përmirësonte më tej mjedisin e politikave për të inkurajuar zhvillimin e......

Funding for cyber security courses - The government focuses on computer science; who benefits?
The government is now supporting computer-related fields through professional training programs. The Ministry of Finances directive, which is already active,......

10 qytetet më të mirë dhe më të këqij për të jetuar në botë – Europa kryeson listën e ndjekur nga Kanadaja
Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) publikoi Indeksin e tyre Global të Jetesueshmërisë në gusht 2022, duke renditur qytetet më të mira dhe më të këqija për......

Shefi i IATA: Taksimi i industrisë ajrore është një instrument jo efektiv për t'u bërë më e qëndrueshme!
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, industria e aviacionit kërkon më shumë mjete jo agresive dhe më pak masa......

Ku janë paratë? Samiti i klimës COP27 hapet me një thirrje për vendet e pasura që të paguajnë!
Zyrtarët e lartë nisën punimet në konferencën kryesore të OKB-së për klimën duke u kërkuar vendeve të pasura që më në fund të rregullojnë premtimin e tyre të......

Mikrokombi ballkanik bëhet vendi i parë që ndërtohet në metaverse - Çfarë është Liberland (FOTOT)
Çfarë kanë të përbashkët një rrip toke të braktisur, një ish politikan çek dhe realiteti virtual (VR)? Përgjigja është mikrokombi i vetëshpallur ballkanik i......

Air Koryo i Koresë së Veriut - Gjithçka rreth linjës ajrore më të keqe në botë
Air Koryo është linja ajrore më e mirë në Korenë e Veriut, ky vlerësim vjen pasi është transportuesi i vetëm ajror i vendit. Kjo kompani shtetërore është......

Minierat e Bitcoin po 'çmendin' banorët e Niagara Falls - Ja se si!
Në qytetin kufitar amerikan të Niagara Falls, banorët e mësuar me zhurmën qetësuese të ujëvarave të famshme zbuluan kohët e fundit një tingull shumë më pak të......