Air Koryo i Koresë së Veriut - Gjithçka rreth linjës ajrore më të keqe në botë

Air Koryo është linja ajrore më e mirë në Korenë e Veriut, ky vlerësim vjen pasi është transportuesi i vetëm ajror i vendit. Kjo kompani shtetërore është quajtur linja ajrore me vlerësimin më të ulët aktualisht në shërbim. Por përse?
Me bazë në Aeroportin Ndërkombëtar Sunan të Phenianit, Air Koryo aktualisht zotëron 21 aeroplanë që fluturojnë në gjashtë destinacione të planifikuara duke përfshirë Pekinin, Macau dhe Vladivostok.
Sigurisht, ju nuk do ta kuptoni këtë duke parë në faqen e tyre zyrtare. E cila aktualisht nuk përmban asnjë fluturim.
Megjithatë, Air Koryo mbetet mënyra kryesore për të udhëtuar në Korenë e Veriut.
Kjo nuk është befasi pasi transportuesi ajror u themelua në vitet 1950 dhe pa kulmin e saj gjatë Luftës së Ftohtë, duke pasur fluturime në disa nga qytetet më të rëndësishme të Republikës Popullore të Kinës dhe bllokut lindor.
Rënia e Bashkimit Sovjetik solli pasoja të tmerrshme për Korenë e Veriut, duke përfshirë kompaninë e saj të avionëve, e cila nuk është rikuperuar kurrë plotësisht.
Flota e Air Koryo përbëhet kryesisht nga avionë ish-sovjetikë që nuk lejohen më të fluturojnë brenda hapësirës ajrore të Bashkimit Evropian.
Disa nga avionët e Air Koryo përfshijnë një Ilyushin 62 P-885 të projektuar në vitet 1960, sipas një artikulli të Business Insider në 2011.
Në fakt, Air Koryo është aq i pasigurt sa u shtua në listën e transportuesve ajrorë të ndaluar në BE në mars 2006, pasi linja ajrore nuk arriti të adresonte mangësitë e sigurisë që dolën gjatë inspektimeve të platformës.
Në fund të fundit, kompania u detyrua të blinte dy Tupolev Tu-204-300 ruse për të vazhduar fluturimet drejt Evropës.
Një artikull i vitit 2016 në Los Angeles Times shkon në thellësi se pse disa e kanë quajtur Air Koryo kompaninë ajrore më të keqe në botë.
Gazeta LA citon komente të përpiluara nga faqja e internetit Skytrax, e cila i ka siguruar Air Koryo një renditje me një yll disa herë gjatë viteve. Kjo e bëri transportuesin ajror të Koresë së Veriut me vlerësimin më të ulët në faqen e internetit.
Pasagjerët përmendën disa veçori, të tilla si ushqimi i përbërë nga hamburgerë të vakët me një "mish misterioz".
Argëtimi gjatë fluturimit është përshkruar si i përbërë kryesisht nga këngë patriotike dhe filma propagandistikë.
Skytrax e ka përshkruar Air Koryo si "një produkt me cilësi të dobët të ofruar në të gjithë sektorët e vlerësimit, i kombinuar me standarde të ulëta dhe/ose jokonsistente të shërbimit të stafit të linjës së parë".
Një tipar shpengues i transportuesit ajror të Koresë së Veriut është stafi, i cili është përshkruar si i sjellshëm, por i ftohtë.
Mirë apo keq, nuk mund të mohohet një gjë. Udhëtimi në Air Koryo do të jetë padyshim një përvojë për t'u mbajtur mend.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Minierat e Bitcoin po 'çmendin' banorët e Niagara Falls - Ja se si!
Në qytetin kufitar amerikan të Niagara Falls, banorët e mësuar me zhurmën qetësuese të ujëvarave të famshme zbuluan kohët e fundit një tingull shumë më pak të......

Dollari humb mbi 2% të vlerës - Të dhënat në SHBA konfirmojnë ngadalësimin e ekonomisë
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por të premten e javës së kaluar dollarë publikoi humbje të konsiderueshme, pasi të dhënat mbi......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Investitorët presin zgjedhjet e Kongresit dhe inflacionin në SHBA
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie këtë javë, ndërsa investitorët po përgatiten për një javë të ngjeshur politike në SHBA, për shkak të......

Nafta e nis javën në rënie - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie, në sesionin e parë të javës, pas fitimeve të konsiderueshme të premten. Zyrtarët në Kinë përgënjeshtruan lajmin se do të lehtësojnë......

Java nis në të ‘kuqe’ për valutat kryesore – Dobësohen ndjeshëm Paundi, Euro Franga dhe Dollari!
Dollari amerikan ka pësuar rënie të ndjeshme në raport me javën që lamë pas pasi është blerë këtë të hënë me 117 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë sipas......

Marka japoneze e makinave lançon modelin e ri EV në tregun më të madh të automjeteve në botë!
Honda Motor Co e Japonisë zbuloi modelin e dytë të linjës së saj të re të automjeteve elektrike (EV) vetëm në Kinë, duke synuar segmentin e makinave me rritje......

Gjermania nuk e arrin objektivin klimatik të vitit 2030 me shkallën aktuale të reduktimit të CO2!
Gjermania do të luftojë për të përmbushur objektivat kryesore të klimës nën trajektoren e saj aktuale për uljen e emetimeve të serrave, tha një këshill......

Pse Amazon do të ndalojë punësimin në korporata për muaj të tërë?!
Amazon po bën pauzë në punësimin e korporatave dhe pret të mbajë politikën në fuqi për muaj të tërë, në shenjën e fundit që edhe kompanitë më të mëdha të......