Nafta e nis javën në rënie - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nafta po qëndron në rënie, në sesionin e parë të javës, pas fitimeve të konsiderueshme të premten. Zyrtarët në Kinë përgënjeshtruan lajmin se do të lehtësojnë rregullat kundër Covid-19, që ka zbehur shpresat për rimëkëmbjen e kërkesës në importuesin më të madh të naftës në botë. Nafta Brent e Londrës ka humbur mbi 1 dollar dhe po tregtohet në rreth 97 dollarë për fuçi.
Nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 91 dollarë për fuçi, në rënie me rreth 1.2 dollarë. Gjithashtu, edhe një forcim i lehtë i dollarit amerikan në sesionin e sotëm, po ushtron presion mbi çmimet.
Katër politikëbërës të Rezervës Federale në SHBA sinjalizuan se mund të konsiderojnë një rritje më të ngadaltë të interesave, pavarësisht të dhënave pozitive mbi punësimin. Javën e kaluar, ndërkohë, nafta Brent u rrit me 2.9%, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 5.4%.
Investitorët janë të shqetësuar për tkurrjen e furnizimit të tregut, sidomos pas vendimit të Bashkimit Europian për të vendosur ngë embargo të plotë ndaj naftës ruse, që hyn në fuqi më 5 dhjetor. Referuar të dhënave të tjera, rafineritë e naftës në SHBA po punojnë me rreth 90% të kapacitetit të tyre.
SCAN
Sondazh

Java nis në të ‘kuqe’ për valutat kryesore – Dobësohen ndjeshëm Paundi, Euro Franga dhe Dollari!
Dollari amerikan ka pësuar rënie të ndjeshme në raport me javën që lamë pas pasi është blerë këtë të hënë me 117 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë sipas......

Marka japoneze e makinave lançon modelin e ri EV në tregun më të madh të automjeteve në botë!
Honda Motor Co e Japonisë zbuloi modelin e dytë të linjës së saj të re të automjeteve elektrike (EV) vetëm në Kinë, duke synuar segmentin e makinave me rritje......

Gjermania nuk e arrin objektivin klimatik të vitit 2030 me shkallën aktuale të reduktimit të CO2!
Gjermania do të luftojë për të përmbushur objektivat kryesore të klimës nën trajektoren e saj aktuale për uljen e emetimeve të serrave, tha një këshill......

Pse Amazon do të ndalojë punësimin në korporata për muaj të tërë?!
Amazon po bën pauzë në punësimin e korporatave dhe pret të mbajë politikën në fuqi për muaj të tërë, në shenjën e fundit që edhe kompanitë më të mëdha të......

Aksionet e Tesla kanë rënë me më shumë se 35% që kur Elon Musk tha për herë të parë se do të blinte Twitter!
Që kur CEO i Tesla, Elon Musk njoftoi ofertën e tij për të blerë rrjetin social Twitter, aksionet në prodhuesin e tij të automjeteve elektrike janë ulur me më......

Grupi Volkswagen ndalon reklamat në Twitter – Kompania monitoron situatën për të vendosur për të ardhmen
Ka vetëm një javë që kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter dhe largoi drejtuesit kryesorë në proces. Musk bleu platformën e mediave sociale këtë vit dhe......

Çfarë është më e rrallë, diamantet apo ari? Dhe cila është më e shtrenjtë
Edel Strazimiri / SCAN Diamantet janë praktikisht të përjetshëm, dhe ari është i çmuar, por cili është më i rrallë? Dhe, po aq e rëndësishme, a ndikon......

Italia planifikon të paktën 15 miliardë euro paketë për të zbutur kostot e energjisë – Vendimi në ndihmë të familjeve dhe bizneseve
Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë tek firmat dhe......