Gjermania nuk e arrin objektivin klimatik të vitit 2030 me shkallën aktuale të reduktimit të CO2!

Gjermania do të luftojë për të përmbushur objektivat kryesore të klimës nën trajektoren e saj aktuale për uljen e emetimeve të serrave, tha një këshill ekspertësh klimatik që këshillon qeverinë përpara bisedimeve globale për klimën.
Gjermania synon të bëhet neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2045 dhe të zvogëlojë 65% të emetimeve deri në vitin 2030 krahasuar me 1990, por normat aktuale të reduktimit janë të ulëta, tregoi raporti i parë dyvjeçar i këshillit.
"Shuma vjetore e reduktimit do të duhet të dyfishohet në krahasim me zhvillimin historik të 10 viteve të fundit," me një rritje 10-fish të nevojshme në sektorin industrial dhe 14-fish në transport, tha të premten anëtari i këshillit Thomas Heimer.
Gjermania forcoi ligjin e saj për mbrojtjen e klimës vitin e kaluar dhe qeveria e saj e re, me shtytjen e partnerit të koalicionit të partisë së Gjelbërve, ka vendosur një objektiv ambicioz për të përshpejtuar zgjerimin e energjisë së rinovueshme në 80% të energjisë elektrike deri në vitin 2030.
Por, e penguar nga burokracitë, kundërshtimet lokale dhe pengesat e zinxhirit të furnizimit për komponentët nga Kina, Gjermania është gjithashtu prapa kurbës në përmbushjen e këtij qëllimi, thuhet në raport.
Sektori i energjisë kontribuoi pothuajse në gjysmën e reduktimit të CO2 të Gjermanisë me 27% midis 2000 dhe 2021, ndërsa sektorët e ndërtimit, transportit dhe industrisë, pas një fillimi të mirë, kanë qenë të ngadaltë në uljen e emetimeve në dekadën e fundit.
Një rënie në importet ruse të karburanteve fosile, e shkaktuar nga lufta e Moskës në Ukrainë, e ka shtyrë gjithashtu Gjermaninë të riaktivizojë dhe të zgjasë jetën e termocentraleve me qymyr shumë ndotës.
Këshilli tha se sektori i transportit dhe i ndërtimit duhej të ristrukturohej për të ndryshuar prirjen. Një ndryshim në sjelljen e konsumatorit ishte gjithashtu i nevojshëm dhe qeveria duhet të vendosë kufizime të rrepta në vëllimet e emetimeve për të gjithë sektorët.
Gati 200 vende do të mblidhen në Egjipt javën e ardhshme për bisedimet për klimën, ndërsa presioni për veprime më të ashpra për të trajtuar ngrohjen globale rritet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse Amazon do të ndalojë punësimin në korporata për muaj të tërë?!
Amazon po bën pauzë në punësimin e korporatave dhe pret të mbajë politikën në fuqi për muaj të tërë, në shenjën e fundit që edhe kompanitë më të mëdha të......

Aksionet e Tesla kanë rënë me më shumë se 35% që kur Elon Musk tha për herë të parë se do të blinte Twitter!
Që kur CEO i Tesla, Elon Musk njoftoi ofertën e tij për të blerë rrjetin social Twitter, aksionet në prodhuesin e tij të automjeteve elektrike janë ulur me më......

Grupi Volkswagen ndalon reklamat në Twitter – Kompania monitoron situatën për të vendosur për të ardhmen
Ka vetëm një javë që kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter dhe largoi drejtuesit kryesorë në proces. Musk bleu platformën e mediave sociale këtë vit dhe......

Çfarë është më e rrallë, diamantet apo ari? Dhe cila është më e shtrenjtë
Edel Strazimiri / SCAN Diamantet janë praktikisht të përjetshëm, dhe ari është i çmuar, por cili është më i rrallë? Dhe, po aq e rëndësishme, a ndikon......

Italia planifikon të paktën 15 miliardë euro paketë për të zbutur kostot e energjisë – Vendimi në ndihmë të familjeve dhe bizneseve
Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë tek firmat dhe......

Europa, drita paralajmëruese që pulson në pultin e prodhuesve të makinave!
Prodhuesit e makinave BMW dhe Stellantis shprehën gjatë kësaj jave shqetësime për perspektivën ekonomike të Europës, duke iu bashkuar një kori të shitësve me......

Aksionet e Kinës arrijnë një fitim trilionë dollarësh me shpresat për rihapje dhe lidhje më të mira me SHBA-në!
Tregjet kineze dhe juani u rritën të premten, me rreth një trilion dollarë të shtuar në vlerën e aksioneve kineze gjatë javës, pasi thashethemet dhe raportet e......

Kanadaja do të mirëpresë 1.45 milionë banorë të rinj të përhershëm gjatë 3 viteve të ardhshme!
Forca totale e punës e Kanadasë në tetor ishte më e madhe se kurrë, e mbështetur nga emigracioni i fortë, ndërkohë që shkalla e punësimit për emigrantët ishte......