Gjeorgjia “shijon” rritjen rekord të ekonomisë - Vendi fqinj me Rusinë ka pritur mbi 100 mijë rusë që nga fillimi i luftës

Gjeorgjia mund të konsiderohet në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi prej më shumë se 100 mijë rusësh që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.
Në një moment që pjesa më e madhe e globit shkon drejt recesionit, ky vend me 3.7 milionë banorë në kufi me Detin e Zi pritet të shënojë një rritje të fuqishme prej 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2022, në mes të shifrave rekord që vijnë nga konsumi, të konfirmuara nga institucionet ndërkombëtare.
Kjo do të bënte që ekonomia modeste prej 19 miliardë dollarësh, e njohur në rajon për malet, pyjet dhe luginat me vreshta, të tejkalojë tregjet në zhvillim si ai i Vietnamit dhe eksportuesit e naftës si Kuvajti, nxitur nga cmimet e larta të naftës së papërpunuar.
Administratori i Përgjithshëm i bankës më të madhe në vend “TBC” shprehet se nga ana ekonomike Gjeorgjia po ecën shumë mirë. Ai shtoi se ka një zhvillim të papritur dhe se të gjitha industritë po ecin shumë mirë nga ato mikro e deri tek korporatat.
Të paktën 112 mijë rusë kanë emigruar në Gjeorgji gjatë këtij viti, sipas statistikave zyrtare. Një valë e madhe prej 43 mijë banorësh mbërriti pasi Rusia pushtoi Ukrainën në 24 shkurt. Ndërsa vala e dytë u regjistrua pasi Putin njoftoi mobilizimin e detyruar mbarëkombëtar në fund të shtatorit.
Zhvillimi i papritur ekonomik i Gjeorgjisë, ka surprizuar shumë ekspertë që analizojnë aktualisht pasoja të tmerrshme nga lufta për ish-republikën sovjetike, pasuritë e të cilës janë të lidhura ngushtë me fqinjin e saj më të madh përmes eksporteve dhe turistëve.
Banka Europiane pë Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH – parashikoi në muajin mars të këtij viti se konflikti në Ukrainë do t’i jepte një goditje të madhe ekonomisë gjeorgjiane. Po kështu Banka Botërore parashikoi në muajin prill se rritja ekonomike për vendit do të binte në 2.5%, nga 5.5% që ishte parashikuar fillimisht.
Por ekonomistët paralajmërojnë se ky zhvillimi mund të mos zgjasë dhe inkurajojnë qeverinë gjeorgjiane të përdorë të ardhurat e shtuara tatimore për të shlyer borxhin dhe për të krijuar sa më shumë rezerva valutore.
SCAN
Sondazh

Më pak se 100 paund kursime - Miliona britanikë po luftojnë me rritjen e çmimeve!
Mungesa e një rrjeti sigurie financiare do të thotë që shumë duhet të marrin hua për të mbuluar çdo kosto shtesë, duke krijuar ankth më të madh për gjendjen e......

Qukës-Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron kurrë! - Projekti i vitit 2009/ Mes deklaratave dhe kostove të shtuara, ende larg përfundimit
Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë u projektua në vitin 2009, por për përfundimin e tij do të duhen të paktën edhe 2 vite të tjerë. Kredia e parë për financimin......

Miratohet kredia 56.8 milionë dollarë për Qukës-Qafë Plloçë - MIE: Punimet mbyllen në 2024-ën. Mziu: Rritët me 72% kostot fillestare!
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 56.8 mln USD për përfundimin e lotit I dhe II të aksit të rrugor Qukës –......

Qeveria, 5.46 miliardë euro kredi të huaja - Eurobondet “delja e zezë” e borxhit, zënë 32.9 % të totalit
Stoku regjistrit të kredive shtetërore të Shqipërisë, të marra nga institucione ndërkombëtare, në fund të Shtatorit 2022 regjistrohet në 5.46 miliardë euro.......

80 milionë euro për të “shpëtuar” nga çmimi i energjisë - Ibrahimaj: Granti i BE, për përballimin e krizës. Ndryshojmë buxhetin fillestar
Në kushtet kur qeveria ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se mund të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ka kërkuar kursim drastik,......

“Bojkotim sezonit të provimeve nëse nuk plotësohen kërkesat” - Pedagogët paralajmërojnë qeverinë: Rikthehemi në mësim për ta pezulluar përsëri në shkurt
Pedagogët janë rikthyer këtë të hënë në auditore, por me një paralajmërim kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Bojkot të sezonit të provimeve nëse nuk......

Parkim me panele diellore në Durrës - FSHZH, 582 milionë lekë tender. 400 vende dhe hapësira për evente e shërbime
Parkim me panele diellore. Kështu do të jetë godina e re, që pritet të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës. Një projekt i ndërmarrë nga Fondi......

Kina do të implementojë politika të reja për të nxitur investimet private!
Planifikuesi shtetëror i Kinës lëshoi të hënën një njoftim duke thënë se do të përmirësonte më tej mjedisin e politikave për të inkurajuar zhvillimin e......