80 milionë euro për të “shpëtuar” nga çmimi i energjisë - Ibrahimaj: Granti i BE, për përballimin e krizës. Ndryshojmë buxhetin fillestar

Në kushtet kur qeveria ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se mund të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ka kërkuar kursim drastik, Bashkimi Europian ka akorduar për Shqipërinë një grant prej 80 milionë euro për përballimin e efekteve që vijnë nga kriza energjetike.
Ky grant mund të jetë edhe “barka e shpëtimit” për qytetarët dhe bizneset që parashikoheshin të vuanin pasojat e krizës. Por ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është mbledhur për të miratuar në parim buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm, Ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se shtesa do të pasyrohet në buxhet gjatë diskutimeve nen për nen.
“Pasi sollem buxhetin per shqyrtim ne Komision, kemi marre lajmin qe nga BE do të alokohet një grant ptrej 80 mln euro për mbështejnen e energjisë elektrike i cili nuk është i pasqyruar në buxhet dhe kur të bëjmë rishkimin nen për nen do duhet ta pasqyrojmë dhe këtë element", tha ajo.
Në projektbuxhetin e vitit 2023, janë parashikuar 12 miliardë lekë si mbështetje e sektorit energjetik. Komisioni ka miratuar në parim buxhetin dhe paketën 2023 së bashku me raportet e komisioneve për dhënie mendimi.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

“Bojkotim sezonit të provimeve nëse nuk plotësohen kërkesat” - Pedagogët paralajmërojnë qeverinë: Rikthehemi në mësim për ta pezulluar përsëri në shkurt
Pedagogët janë rikthyer këtë të hënë në auditore, por me një paralajmërim kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Bojkot të sezonit të provimeve nëse nuk......

Parkim me panele diellore në Durrës - FSHZH, 582 milionë lekë tender. 400 vende dhe hapësira për evente e shërbime
Parkim me panele diellore. Kështu do të jetë godina e re, që pritet të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës. Një projekt i ndërmarrë nga Fondi......

Kina do të implementojë politika të reja për të nxitur investimet private!
Planifikuesi shtetëror i Kinës lëshoi të hënën një njoftim duke thënë se do të përmirësonte më tej mjedisin e politikave për të inkurajuar zhvillimin e......

Funding for cyber security courses - The government focuses on computer science; who benefits?
The government is now supporting computer-related fields through professional training programs. The Ministry of Finances directive, which is already active,......

10 qytetet më të mirë dhe më të këqij për të jetuar në botë – Europa kryeson listën e ndjekur nga Kanadaja
Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) publikoi Indeksin e tyre Global të Jetesueshmërisë në gusht 2022, duke renditur qytetet më të mira dhe më të këqija për......

Shefi i IATA: Taksimi i industrisë ajrore është një instrument jo efektiv për t'u bërë më e qëndrueshme!
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, industria e aviacionit kërkon më shumë mjete jo agresive dhe më pak masa......

Ku janë paratë? Samiti i klimës COP27 hapet me një thirrje për vendet e pasura që të paguajnë!
Zyrtarët e lartë nisën punimet në konferencën kryesore të OKB-së për klimën duke u kërkuar vendeve të pasura që më në fund të rregullojnë premtimin e tyre të......

Mikrokombi ballkanik bëhet vendi i parë që ndërtohet në metaverse - Çfarë është Liberland (FOTOT)
Çfarë kanë të përbashkët një rrip toke të braktisur, një ish politikan çek dhe realiteti virtual (VR)? Përgjigja është mikrokombi i vetëshpallur ballkanik i......