Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2022, 14:06

Miratohet kredia 56.8 milionë dollarë për Qukës-Qafë Plloçë - MIE: Punimet mbyllen në 2024-ën. Mziu: Rritët me 72% kostot fillestare!

Nga SCAN TV
Miratohet kredia 56.8 milionë dollarë për Qukës-Qafë

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 56.8 mln USD për përfundimin e lotit I dhe II të aksit të rrugor Qukës – Qafë Plloçë. Gjatë mbledhjes, pati akuza të shumta nga deputetët e opozitës, për zvarritjen shumëvjeçare të punimeve në këtë vepër infrastrukturore, si dhe për rritjen me 72% të kostove fillestare.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke argumentuar nevojën për financime shtesë, deklaruan se projekti fillestar ka patur probleme teknike dhe ishte jashtë standardeve.

Ndërkaq, deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se përse nuk ka patur denoncime për këtë situatë dhe dëmin ekonomik të shkaktuar.

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C1 ku shpejtësia e lejuar do të jetë 80 - 90 km/orë. Sipas deklaratave të bëra në komision, punimet pritet të përfundojnë brenda vitit 2024. Ndërkohë që, për këtë do të jetë e nevojshme edhe një kredi tjetër, prej 49 mln USD.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat