Meta largon nga puna mijëra persona - Kjo është hera e parë që nga themelimi i platformës

Meta përgatit valën e parë të pushimeve nga puna në historinë e saj: mijëra të pushuar në një javë. Wall Street Journal raporton se kompania synon të reduktojë kostot me 10% për shkak të krizës ekonomike dhe pasojat e unvestimeve në metavers.
Mark Zuckenberg vijon të këmbëngulë në strategjinë e përqendruar tek metaversi. Por basti mbi realitetin virtual mund të kthehet shumë shpejt në një valë pushimesh nga puna, për herë të parë në 18 vjet histori të asaj që sot quhet META.
Pas pushimit nga puna të gjysmës së të punësuarëve të Twitter, mund të jetë rradha e shoqërisë së Facebook, kompania e rradhës teknologjike që përzë mijëra persona. Sipas burimeve të Wall Street Journal pushimet nga puna do të konfirmohen në 9 nëntor, dhe do të përfshihen mijëra persona. Dhe pse një numër më i ulët në krahasim me personat e pushuar nga puna nga Musk në Twitter, mund të jetë gjithësesi numri më i madh i personave të dëbuar nga një kompani e madhe teknologjike në një vit ku është regjistruar një tkurrje e sektorit.
Në muajin shtator të këtij viti, kompania deklaronte se kishte 87 mijë të punësuar dhe sipas mediave amerikane, që atëherë mendohej për një reduktim të shpenzimeve prej 10%. Në mbledhjen e fundit të tremujorit, Zuckerberg theksoi se Meta po përqendrohet në disa zona që kanë potencial të lartë zhvillimi. Kjo deklaratë u interpetua si një tregues se Meta nuk planifikon të bëjë hapa prapa në investimet e saj në projektet lidhur me metaversin.
Njësoj si kompanitë e tjera të mëdha teknologjike, Meta ka punësuar shumë persona brenda një kohe të shkurtër pas përfundimit të pandemisë së Covid. Në vitin 2020 – 2021 u punësuan 27 mijë persona. Ndërsa në nëntë muajt e parë të këtij viti u punësuan 15 mijë të tjerë.
Ndërkohë pasi pushoi nga puna pothuajse gjysmën e personelit, Twitter aktualisht po kontakton me dhjetëra persona që humbën punën e tyre duke iu kërkuar atyre të rikthehen. Lajmi është raportuar nga Bloomberg. Disa prej tyre janë pushuar nga puna gabimisht. Të tjerë janë larguar nga vendi i punës para se drejtuesit të kuptonin se puna dhe eksperienca e tyre mund të ishin të domosdoshme për të ndërtuar funksionet e reja të rrjetit social, të kërkuara nga pronari i ri Elon Musk.
SCAN
Sondazh

2023, rritja ekonomike nën 2,1%, inflacioni mbi 3% - Qeveria greke, e vendosur të ruajë objektivin e deficitit primar jo më shumë se 1.7% të PBB
Qeveria greke po rishikon projeksionet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin në vitin 2023 në kahun rënës, pas një përkeqësimi të parashikimeve të......

Gjeorgjia “shijon” rritjen rekord të ekonomisë - Vendi fqinj me Rusinë ka pritur mbi 100 mijë rusë që nga fillimi i luftës
Gjeorgjia mund të konsiderohet në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi prej më shumë se 100......

Më pak se 100 paund kursime - Miliona britanikë po luftojnë me rritjen e çmimeve!
Mungesa e një rrjeti sigurie financiare do të thotë që shumë duhet të marrin hua për të mbuluar çdo kosto shtesë, duke krijuar ankth më të madh për gjendjen e......

Qukës-Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron kurrë! - Projekti i vitit 2009/ Mes deklaratave dhe kostove të shtuara, ende larg përfundimit
Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë u projektua në vitin 2009, por për përfundimin e tij do të duhen të paktën edhe 2 vite të tjerë. Kredia e parë për financimin......

Miratohet kredia 56.8 milionë dollarë për Qukës-Qafë Plloçë - MIE: Punimet mbyllen në 2024-ën. Mziu: Rritët me 72% kostot fillestare!
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 56.8 mln USD për përfundimin e lotit I dhe II të aksit të rrugor Qukës –......

Qeveria, 5.46 miliardë euro kredi të huaja - Eurobondet “delja e zezë” e borxhit, zënë 32.9 % të totalit
Stoku regjistrit të kredive shtetërore të Shqipërisë, të marra nga institucione ndërkombëtare, në fund të Shtatorit 2022 regjistrohet në 5.46 miliardë euro.......

80 milionë euro për të “shpëtuar” nga çmimi i energjisë - Ibrahimaj: Granti i BE, për përballimin e krizës. Ndryshojmë buxhetin fillestar
Në kushtet kur qeveria ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se mund të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ka kërkuar kursim drastik,......

“Bojkotim sezonit të provimeve nëse nuk plotësohen kërkesat” - Pedagogët paralajmërojnë qeverinë: Rikthehemi në mësim për ta pezulluar përsëri në shkurt
Pedagogët janë rikthyer këtë të hënë në auditore, por me një paralajmërim kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Bojkot të sezonit të provimeve nëse nuk......