Rusia hap rrugë të reja tregtare me Azinë - Më shumë se 25 miliardë dollarë investime për infrastrukturën

Lidhjet detare dhe hekurudhore përmes Iranit dhe kalimit detar të Arktikut mund të forcojnë më tej lidhjet e Moskës me Kinën dhe Indinë. E udhëhequr nga shitjet e naftës ruse, tregtia me Kinën arriti një rekord prej 240 miliardë dollarësh vitin e kaluar, më shumë se dyfishuar nga 108 miliardë dollarë në 2020-ën, ndërsa me Indinë u rrit në gati 64 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga rreth 10 miliardë dollarë tre vjet më parë.
Rusia po ecën përpara me ndërtimin e dy korridoreve të reja tregtare që lidhin Azinë me Europën në një përpjekje për t'iu përgjigjur sanksioneve dhe ndërprerjeve të tregtisë globale nga kriza gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Këto rrugë gjithashtu mund të shkurtojnë kohën e udhëtimit me 30% në 50% në krahasim me kalimet e Kanalit të Suezit, duke ndihmuar Rusinë të shmangë problemet në Detin e Kuq.
Ndërsa SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë i shmangen rrugëve të mbështetura nga Rusia, pavarësisht kursimeve të mundshme të kostos, ekonomitë e mëdha aziatike dhe të Gjirit kanë treguar interes. Megjithatë, mbeten pengesa të rëndësishme.
Infrastruktura e vjetëruar e Iranit po pengon zhvillimin e Korridorit Ndërkombëtar të Transportit Veri-Jug që lidh Indinë me pjesën europiane të Rusisë. Gjithashtu, edhe nëse ndryshimet klimatike çojnë në shkrirjen e akullit Arktik duke e bërë Detin e Veriut një opsion më të zbatueshëm, ka sfida të mëdha logjistike përgjatë vijës së largët bregdetare të Rusisë.
Rusia po përgatitet të investojë më shumë se 25 miliardë dollarë për të përmirësuar rrugën përmes Iranit dhe për të përmirësuar objektet përgjatë bregut të Arktikut të Rusisë, duke përfshirë një flotë akullthyese të ndërtuar në vend.
Rusia i dha Iranit një kredi 1.3 miliardë euro majin e kaluar për të ndërtuar një lidhje hekurudhore jetike që do të shtrihet 162 kilometra duke lidhur qytetin Rast përgjatë bregut të Detit Kaspik me Astara në kufi me Azerbajxhanin. Pasi të përfundojë, hekurudha do të lejojë transportin e ngarkesave nga Shën Petersburg në Bandar Abbas, porti kryesor i eksportit i Iranit në Gjirin Persik.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë - Ekonomia kalon nga e “qëndrueshme” në “pozitive”
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's” rishikon në rritje perspektivën ekonomike të Shqipërisë, e cila kapërcen nga “e qëndrueshme”, në......

Më vështirë të marrësh kredi për banesa - Bankat shtrënguan standardet për individët në tremujorin e parë
Ndërsa kreditimi për bizneset në tremujorin e parë të këtij viti ka ruajtur të njëjtat standarde, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për individët. Sipas Bankës......

Lehtësohen kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme - Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e kërkesave për hua nga sipërmarrjet
Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e parë të vitit 2024, thuhet në vrojtimin e aktivitetit kreditues të Bankës së......

Problemet e zbatimit të kontratave publike - APP: 3% kanë patur probleme, 7.4% vonesa në shlyerjen e detyrimeve financiare
Rreth 3% e kontratave për punë, mallra apo shërbime kanë patur problematika gjatë zbatimit të tyre. Nga analizimi i të dhënave të formularëve standardë të......

Gjermania, kundër taksimit të miliarderëve - Ndizet debati për taksat e super të pasurve
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, hodhi poshtë propozimin e Brazilit për të taksuar super të pasurit. Ai e cilësoi si të papërshtatshme, duke......

Franca eksporton më shumë çanta Louis Vuitton se djath! - 23.5 miliardë dollarë mallra u shitën në vitin 2023
Shitjet globale të çantave dhe parfumeve të prodhuara nga LVMH, përfaqësojnë një pjesë më të madhe të eksporteve të Francës sesa të gjitha verërat Camembert......

Rritet proteksionizmi në vendet e zhvilluara - Ekziston frika se kontribuoi në ngadalësim të ekonomisë botërore
Kombinimi i krizave të viteve të fundit, nga pandemia dhe shkrirja e zinxhirit të furnizimit te inflacioni dhe lufta në Ukrainë, por mbi të gjitha tensioni në......

Sa biznese të huaja janë regjistruar në Shqipëri? - Rritet numri i sipërmarrjeve me kombësi të përbashkët
Bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë njohur një rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Open Data......