Më vështirë të marrësh kredi për banesa - Bankat shtrënguan standardet për individët në tremujorin e parë

Ndërsa kreditimi për bizneset në tremujorin e parë të këtij viti ka ruajtur të njëjtat standarde, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për individët. Sipas Bankës së Shqipërisë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët u aplikua vetëm në kreditë në blerjen e banesave, e ndikuar nga një bankë e vetme e sistemit. Nga ana tjetër, standardet e kreditimit u lehtësuan në kreditë konsumatore.
Shtrëngimi i standardeve u bazua në perceptimin e bankave mbi zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave dhe mbi ambientin e normave të interesit. Nga ana tjetër, Banka Qendrore gjykon se trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar dhe perceptimi i bankave për rrezik më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësve vijojnë të jenë faktorë mbështetës për lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët.
Ndërkohë, lehtësimi i kushteve dhe termave për kreditë konsumatore u arrit në sajë të shtimit të madhësisë së kredisë dhe zgjatjes së maturitetit të kredisë vetëm në kreditë akorduar me qëllim financimin e konsumit. Në të kundërt, marzhet më të larta të përcaktuara prej bankave dhe kërkesat më të larta për kolateral në kreditë për blerjen e banesave patën ndikim shtrëngues në kushtet e termat e kreditimit për individët.
Shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rritje në tremujorin e parë të vitit 2024. Raporti më i ulët i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit nga të gjithë treguesit e lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit, me kornizën e politikave të bankave, si edhe me historikun e kreditit.
Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e lartë në tremujorin e parë, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për ato konsumatore.
Kërkesa më e lartë për financimin e konsumit dhe ajo për financimin në blerjen e banesave ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Ndërkohë, në tremujorin e dytë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave.
Dorian Koça/SCAN

Lehtësohen kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme - Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e kërkesave për hua nga sipërmarrjet
Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e parë të vitit 2024, thuhet në vrojtimin e aktivitetit kreditues të Bankës së......

Problemet e zbatimit të kontratave publike - APP: 3% kanë patur probleme, 7.4% vonesa në shlyerjen e detyrimeve financiare
Rreth 3% e kontratave për punë, mallra apo shërbime kanë patur problematika gjatë zbatimit të tyre. Nga analizimi i të dhënave të formularëve standardë të......

Gjermania, kundër taksimit të miliarderëve - Ndizet debati për taksat e super të pasurve
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, hodhi poshtë propozimin e Brazilit për të taksuar super të pasurit. Ai e cilësoi si të papërshtatshme, duke......

Franca eksporton më shumë çanta Louis Vuitton se djath! - 23.5 miliardë dollarë mallra u shitën në vitin 2023
Shitjet globale të çantave dhe parfumeve të prodhuara nga LVMH, përfaqësojnë një pjesë më të madhe të eksporteve të Francës sesa të gjitha verërat Camembert......

Rritet proteksionizmi në vendet e zhvilluara - Ekziston frika se kontribuoi në ngadalësim të ekonomisë botërore
Kombinimi i krizave të viteve të fundit, nga pandemia dhe shkrirja e zinxhirit të furnizimit te inflacioni dhe lufta në Ukrainë, por mbi të gjitha tensioni në......

Sa biznese të huaja janë regjistruar në Shqipëri? - Rritet numri i sipërmarrjeve me kombësi të përbashkët
Bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë njohur një rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Open Data......

SHBA bllokoi TikTok, reagon Kina: hiqen WhatsApp dhe Threads - Facebook dhe Instagram ishin dy aplikacione të bllokuara prej kohësh
Përdoruesit e Apple në Kinë nuk do të mund të gjejnë as shkarkojnë aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga App Store sipas Wall Street Journal. Kompania tha se......

Pagesat elektronike, BSH: rritje e shpejtë në vitet e fundit - Në 2023 u kryen 21 pagesa elektronike për frymë, tejkalohet parashikimi
Vitin e kaluar në vendin tonë janë kryer mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë rritja ka ardhur me ritme më të......