SHBA bllokoi TikTok, reagon Kina: hiqen WhatsApp dhe Threads - Facebook dhe Instagram ishin dy aplikacione të bllokuara prej kohësh

Përdoruesit e Apple në Kinë nuk do të mund të gjejnë as shkarkojnë aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga App Store sipas Wall Street Journal. Kompania tha se ka tërhequr aplikacionet nga dyqani pas kërkesës nga Administrata e Hapësirës Kibernetike, rregullatori Kinez i komunikimeve elektronike, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Firewalli i Madh i Kinës bllokon aplikacionet dhe teknologjitë e huaja në vend çka ka bërë që shumë përdorues të shfrytëzojnë VPN-të për ti aksesuar ato.
Facebook dhe Instagram janë dy prej aplikacioneve që janë bllokuar prej kohësh por WhatsApp dhe Threads kanë qenë të disponueshme deri më sot. Rregullatori Kinez mori masa pasi senati Amerikan votoi në favor të dëbimit të TikTok nga Shtetet e Bashkuara. ByteDance ka afat 1 vit për të shitur filialin Amerikan të TikTok ose rrezikon të dëbohet nga dyqanet e aplikacioneve.
Ndërkohë dy ditë më parë, sipas një lajmi të PCWorld Albanian, TikTok lançonin aplikacionin e ri për të konkurruar me Instagram. “Jemi në fazat e para të eksperimentimit me një hapësirë të dedikuar për foto dhe tekst me TikTok Notes. Duke filluar nga dita e sotme, TikTok Notes është i disponueshëm për shkarkim vetëm në Australi dhe Kanada,” shkruante kompania në rrjetin social X.
TikTok shpreson që njerëzit do të përdorin aplikacionin për të ndarë momentet e tyre të veçanta përmes fotove. Me aplikacionin e ri TikTok po synon jo vetëm të rivalizojë Instagram, por edhe ta tejkalojë atë.
SCAN
Sondazh

Pagesat elektronike, BSH: rritje e shpejtë në vitet e fundit - Në 2023 u kryen 21 pagesa elektronike për frymë, tejkalohet parashikimi
Vitin e kaluar në vendin tonë janë kryer mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë rritja ka ardhur me ritme më të......

INSTAT: Turistët e huaj në hotele u rritën me 58% në shkurt - Strukturat akomoduese me më shumë netë qëndrime, arrijnë në 96.8%
Muajt e parë të 2024 po duken që janë pozitivë, duke premtuar që i gjithë viti do të ketë një rritje në prurjen e turistëve krahasuar me 2023. Referuar të......

Pjesa e punëtorëve në PBB: Si krahasohen vendet europiane. Po Shqipëria?
Pjesa e të ardhurave nga puna në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) paraqet një prirje rënëse në Europë. Kjo do të thotë që punëtorët po marrin një fetë më të......

Sot, afati i fundit për fondet në bujqësi - Fluks i lartë aplikimesh, thyhet “tabuja” e grupimit të fermerëve
Afati përfundimtar për fermerët që duan të përfitojnë nga fondet në bujqësi është data 19 Prill, deri në mesnatë, duke qenë se aplikimet bëhen online përmes......

Ankesat për tenderët, institucionet që kryesojnë - KPP publikon listën me 14 autoritete kontraktore
Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Bashkia Tiranë janë 3 institucionet që kryesojnë listën......

BB i akordon Kosovës 90 mln euro - Financimi shërben për zhvillimin e politikave fiskale
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore. Në një hap të rëndësishëm drejt rritjes së zhvillimit ekonomik, qeveria e Kosovës ka nënshkruar një......

Ulet konsumi i energjisë elektrike - ERE: Një nga shkaqet, rritja e vetëprodhuesve nga panelet diellore
Konsumi final energjetik gjatë vitit që shkoi pësoi ulje sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë. Sipas ERE-s, ulja e konsumit të energjisë elektrike......

Parkimi i ri modern, së shpejti gati për Durrësin - Pritet të lehtësojë trafikun në qytet, sidomos gjatë sezonit veror
Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur qyteti po njeh......