BB i akordon Kosovës 90 mln euro - Financimi shërben për zhvillimin e politikave fiskale

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore. Në një hap të rëndësishëm drejt rritjes së zhvillimit ekonomik, qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Bankën Botërore për financim në vlerë prej 90 milionë eurosh.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një postim në rrjete sociale publikoi lajmin. Së bashku me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, bënë të mundur nënshkrimin e marrëveshjes.
Ky financim është për të zhvilluar politikat fiskale, rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e rritjes së gjelbër për të përfituar qytetarët dhe ekonomia e Kosovës.
Për të siguruar këtë financim të rëndësishëm, Kosova ka realizuar veprime të caktuara, siç është përmirësimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe krijimi i një mjedisi të favorshëm për investime.
Sipas ministrit Murati, kjo mbështetje e Bankës Botërore tregon përkushtimin e qeverisë për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve që kanë rëndësi për qytetarët e Kosovës.
Sondazh

Ulet konsumi i energjisë elektrike - ERE: Një nga shkaqet, rritja e vetëprodhuesve nga panelet diellore
Konsumi final energjetik gjatë vitit që shkoi pësoi ulje sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë. Sipas ERE-s, ulja e konsumit të energjisë elektrike......

Parkimi i ri modern, së shpejti gati për Durrësin - Pritet të lehtësojë trafikun në qytet, sidomos gjatë sezonit veror
Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur qyteti po njeh......

Kumbaro ultimatum prefektëve në prag të sezonit veror - Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, mobilizohuni dhe monitoroni qarqet tuaja
Në një takim bashkërendues me prefektët e 12 qarqeve të vendit për masat e sezonit turistik, Minsitrja Kumbaro theksoi se Shqipëria duhet të jetë gati me të......

Mungesa e kanalizimeve në zonat turistike - Hapen tenderët për Dhërmiun dhe Jalën. Projektim i impianteve të përpunimit të ujrave të zeza
Pavarësisht se janë 2 nga fshatrat turistikë më të frekuentuar gjatë sezonit veror, Dhërmiu dhe Jala vuajnë mungesën e kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit......

11,5 miliardë lekë për sigurinë kibernetike - Gjoba deri në 10 mln lekë për operatorët që nuk zbatojnë masat e sigurisë
Shqipëria do të forcojë më shumë masat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Ligji i botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që në 5 vite efektet......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerkan është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Kina i kthen “shpinën” Rusisë - Eksportet kineze shënuan rënie domethënëse në mars
Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e Kinës drejt Rusisë në mars ranë me gati 16% krahasuar me një vit më parë. Presidenti rus Vladimir Putin mund të ngrejë......

Spanjë, pishinat e hoteleve rrezikojnë mbylljen - Problemi më i fundit i vendit, që përballet me mungesën e ujit
Vera e ardhshme, një tjetër mes thatësirës dhe mungesës së ujit në Spanjë i përball turistët me nevojat e vendasve, ndërkohë që bëhet shkak për përplasjet......