Ulet konsumi i energjisë elektrike - ERE: Një nga shkaqet, rritja e vetëprodhuesve nga panelet diellore

Konsumi final energjetik gjatë vitit që shkoi pësoi ulje sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë. Sipas ERE-s, ulja e konsumit të energjisë elektrike total për vitin 2023 shkon në rreth 6.4 %, krahasuar me konsumin maksimal për vitin 2021.
Po ashtu, sipas Entit Rregullator ulja e konsumit total të energjisë elektrike është reflektuar për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, por veçanërisht për konsumatorët që furnizohen në tregun e parregulluar, të cilët për vitin 2021 kanë konsumuar rreth 1,361 GWh energji elektrike, për vitin 2022, rreth 929 GWh energji elektrike dhe për vitin 2023, rreth 858 GWh.
“Kjo ulje e konsumit ka ardhur edhe si pasojë e krizës energjetike, ku shumë biznese instaluan impiante alternative të gjenerimit të energjisë elektrike si vetëprodhues”, - vlerëson Enti Rregullator i Energjisë.
Gjatë vitit 2023, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes i ka dhënë statusin e veetëprodhuesit, 723 klientëve me një kapacitet total prej rreth 60.5 MWp, ndërkohë që në total që nga nisja e zbatimit të vendimit, që lejoi instalimin e këtyre impianteve numërohen 1532 vetëprodhues, me kapacitet total të instaluar prej 153.5 MWp.
Gjthsesi, numri i kërkesave për të marrë këtë status ishte edhe më i lartë gjatë vitit që shkoi, duke qenë se pranë OSSH u regjistruan 982 aplikime. Ndërkaq, numri më i lartë i kontratave dhe kapacitetetit të instaluar mbahet nga konsumatorët privatë, ndërsa pas tyre renditen familjarët. Po ashtu, rezulton se janë 27 institucione që kanë instaluar panele diellore për qëllime autokonsumatore, si dhe 6 ujësjellës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Parkimi i ri modern, së shpejti gati për Durrësin - Pritet të lehtësojë trafikun në qytet, sidomos gjatë sezonit veror
Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur qyteti po njeh......

Kumbaro ultimatum prefektëve në prag të sezonit veror - Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, mobilizohuni dhe monitoroni qarqet tuaja
Në një takim bashkërendues me prefektët e 12 qarqeve të vendit për masat e sezonit turistik, Minsitrja Kumbaro theksoi se Shqipëria duhet të jetë gati me të......

Mungesa e kanalizimeve në zonat turistike - Hapen tenderët për Dhërmiun dhe Jalën. Projektim i impianteve të përpunimit të ujrave të zeza
Pavarësisht se janë 2 nga fshatrat turistikë më të frekuentuar gjatë sezonit veror, Dhërmiu dhe Jala vuajnë mungesën e kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit......

11,5 miliardë lekë për sigurinë kibernetike - Gjoba deri në 10 mln lekë për operatorët që nuk zbatojnë masat e sigurisë
Shqipëria do të forcojë më shumë masat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Ligji i botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që në 5 vite efektet......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerkan është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Kina i kthen “shpinën” Rusisë - Eksportet kineze shënuan rënie domethënëse në mars
Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e Kinës drejt Rusisë në mars ranë me gati 16% krahasuar me një vit më parë. Presidenti rus Vladimir Putin mund të ngrejë......

Spanjë, pishinat e hoteleve rrezikojnë mbylljen - Problemi më i fundit i vendit, që përballet me mungesën e ujit
Vera e ardhshme, një tjetër mes thatësirës dhe mungesës së ujit në Spanjë i përball turistët me nevojat e vendasve, ndërkohë që bëhet shkak për përplasjet......

India dhe sfida për të qenë një superfuqi ekonomike - Objektivat për rritjen, transformimin e infrastrukturës dhe PBB-në
Indianët sot shkojnë në kutitë e votimit për procesin më të madh zgjedhor në botë. Rreth 960 milionë shtetas në një vend prej 1.4 miliardë banorësh kanë të......