Kumbaro ultimatum prefektëve në prag të sezonit veror - Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, mobilizohuni dhe monitoroni qarqet tuaja

Në një takim bashkërendues me prefektët e 12 qarqeve të vendit për masat e sezonit turistik, Minsitrja Kumbaro theksoi se Shqipëria duhet të jetë gati me të gjitha forcat në terren për të siguruar më të mirën e shërbimeve dhe infrastrukturës për pushuesit vendas dhe gjithë të huajt që do të zgjedhin këtë vit Shqipërinë.
Në bashkitë që kanë vijë bregdetare, ka përfunduar procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve dhe gjithashtu ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit vendimi për miratimin e ndërtimit të strukturave të përkohshme të shërbimit ose ato që quhen ndryshe beach-bar.
“Çdo bashki ka marrë listën me subjektet e miratuara, çka i jep mundësinë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të lidhë kontratat definitive dhe subjektet të fillojnë të ndërtojnë beach-baret. IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi. Iku koha kur fillohej me një barakë dhe përfundohej me një pallat. Këtu nuk do të ketë tolerancë”.
Para një jave, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nxorri për konsultim publik projektligjin për ndryshime në aktivitetet e turizmit detar, me qëllim lehtësimin e procedurave për ushtrimin e veprimtarive në këtë fushë. Operatorët që do të ushtrojnë veprimtari të turizmit detar do t’i nënshtrohen vetëm procesit të certifikimit, pa pasur nevojë të licensohen më parë si operatorë turistikë. Kumbaro nënvizoi që operatorët nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëse nuk janë të pajisur me certifikatë nga ministria.
Ndër të tjera, ministrja vuri në dukje se sfida më e madhe këtë vit do të jetë pastërtia dhe menaxhimi i mbetjeve.
“Është detyrë e drejtpërdrejtë e bashkive. Për sa i përket bashkisë Himarë, Sarandë, Vlorë, Rrogozhinë, Kavajë, bashkia Durrës dhe bashkia Shkodër, këtë vit do të jenë pjesë e operacionit “Plazhe të Pastra” ku nga data 15 qershor deri në datën 15 shtator, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të dublojë, do të dyfishojë kapacitetin e pastrimit me një operator suplementar”.
Kumbaro i bëri të ditur prefektëve që duhet të merren masa për vendosjen e tabelave orientuese për turstët në hyrjet dhe rrugët ndërqytetase, të shpërndahet informacion mbi guidat lokale të certifikuara që ofrojnë shërbimin e tyre në terren dhe në raste zjarresh, përveç shërbimit zjarrëfikës duhet të mobilizohen të gjithë aktorët institucional për t’i shkuar në ndihmë asaj bashkie që po përballet me këtë shqetësim.
Shqipëria priti 10.1 milionë vizitorë të huaj gjatë viti të shkuar dhe për tre muajt e parë të vitit 2024, shifrat flasin për 60% më shumë flukse hyrëse, prandaj mobilizimi, monitorimi i territorit dhe kouminikimi ndërinstitucional janë thelbësore për ecurinë e procesit.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Mungesa e kanalizimeve në zonat turistike - Hapen tenderët për Dhërmiun dhe Jalën. Projektim i impianteve të përpunimit të ujrave të zeza
Pavarësisht se janë 2 nga fshatrat turistikë më të frekuentuar gjatë sezonit veror, Dhërmiu dhe Jala vuajnë mungesën e kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit......

11,5 miliardë lekë për sigurinë kibernetike - Gjoba deri në 10 mln lekë për operatorët që nuk zbatojnë masat e sigurisë
Shqipëria do të forcojë më shumë masat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Ligji i botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që në 5 vite efektet......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerkan është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Kina i kthen “shpinën” Rusisë - Eksportet kineze shënuan rënie domethënëse në mars
Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e Kinës drejt Rusisë në mars ranë me gati 16% krahasuar me një vit më parë. Presidenti rus Vladimir Putin mund të ngrejë......

Spanjë, pishinat e hoteleve rrezikojnë mbylljen - Problemi më i fundit i vendit, që përballet me mungesën e ujit
Vera e ardhshme, një tjetër mes thatësirës dhe mungesës së ujit në Spanjë i përball turistët me nevojat e vendasve, ndërkohë që bëhet shkak për përplasjet......

India dhe sfida për të qenë një superfuqi ekonomike - Objektivat për rritjen, transformimin e infrastrukturës dhe PBB-në
Indianët sot shkojnë në kutitë e votimit për procesin më të madh zgjedhor në botë. Rreth 960 milionë shtetas në një vend prej 1.4 miliardë banorësh kanë të......

Gjermanët preferojnë të paguajnë cash - Në rënie të vazhdueshme numri i ATM në vend
Tërheqja e parave të gatshme për blerje po bëhet gjithnjë e më popullore për konsumatorët në Gjermani. Vëllimi i përgjithshëm i pagesave me para në dorë vitin......

Çmimi i naftës rritet me 3% - Nivel rekord i çmimit të arit pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit
Çmimet e naftës shënuan një rritje me më shumë se 3% pasi Izraeli kreu një sulm ndaj Iranit, duke rritur shqetësimin e përhapjes së luftës në Lindjen e......