Kina i kthen “shpinën” Rusisë - Eksportet kineze shënuan rënie domethënëse në mars

Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e Kinës drejt Rusisë në mars ranë me gati 16% krahasuar me një vit më parë. Presidenti rus Vladimir Putin mund të ngrejë çështjen e rritjes së vëllimeve tregtare në bisedimet me udhëheqësin kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Kinë muajin e ardhshëm, tha një burim i paidentifikuar, duke vënë në dukje se Rusia e sheh ngadalësimin e eksporteve kineze si ‘të përkohshme’.
Tregtia midis Rusisë dhe Kinës arriti një rekord prej 240 miliardë dollarësh vitin e kaluar, falë importeve kineze të naftës ruse dhe eksporteve të makinave, pajisjeve industriale dhe pajisjeve elektronike, shkruan agjencia amerikane e lajmeve. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen vizitoi Kinën javën e kaluar dhe paralajmëroi për pasoja të rëndësishme për bankat dhe eksportuesit kinezë nëse ato rrisin aftësitë ushtarake të Rusisë.
Kjo, disa ditë pasi presidenti amerikan Joseph Biden, në një bisedë telefonike me Xi Jinping, shprehu shqetësimin për mbështetjen e Kinës për bazën e mbrojtjes dhe industriale të Rusisë.
Bankat e mëdha kineze ndaluan pranimin e pagesave të juanëve nga Rusia dhe filluan t'u kthejnë klientëve transaksione të tilla. Në fund të marsit, bankat kineze filluan të bllokojnë pagesat nga kompanitë ruse që blejnë komponentë për montim elektronik, raportoi Komersant më 4 prill.
Tregtia e Turqisë me Rusinë po zvogëlohet gjithashtu nën presionin e sanksioneve, duke goditur një linjë kyçe të furnizimit për Moskën që SHBA dhe Bashkimi Europian thonë se fuqizon makinerinë e saj të luftës. Totali i importeve ruse në mars u ul me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Banka e Rusisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Spanjë, pishinat e hoteleve rrezikojnë mbylljen - Problemi më i fundit i vendit, që përballet me mungesën e ujit
Vera e ardhshme, një tjetër mes thatësirës dhe mungesës së ujit në Spanjë i përball turistët me nevojat e vendasve, ndërkohë që bëhet shkak për përplasjet......

India dhe sfida për të qenë një superfuqi ekonomike - Objektivat për rritjen, transformimin e infrastrukturës dhe PBB-në
Indianët sot shkojnë në kutitë e votimit për procesin më të madh zgjedhor në botë. Rreth 960 milionë shtetas në një vend prej 1.4 miliardë banorësh kanë të......

Gjermanët preferojnë të paguajnë cash - Në rënie të vazhdueshme numri i ATM në vend
Tërheqja e parave të gatshme për blerje po bëhet gjithnjë e më popullore për konsumatorët në Gjermani. Vëllimi i përgjithshëm i pagesave me para në dorë vitin......

Çmimi i naftës rritet me 3% - Nivel rekord i çmimit të arit pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit
Çmimet e naftës shënuan një rritje me më shumë se 3% pasi Izraeli kreu një sulm ndaj Iranit, duke rritur shqetësimin e përhapjes së luftës në Lindjen e......

Cilat janë aeroportet më të mira në botë për vitin 2024?!
Për dekadën e fundit, Aeroporti Ndërkombëtar Changi i Singaporit dhe Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas kanë shkuar përpara dhe me radhë, duke luftuar për......

Ky kryeqytet europian nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja!
Amsterdami nuk do të lejojë më ndërtimin e ndërtesave të reja të hoteleve si pjesë e luftës kundër turizmit masiv, tha qeveria lokale të mërkurën, 17......

Shqipëria eksportoi 6.8 miliardë lekë mallra në rajon - Dobësohen marrëdhëniet me Malin e Zi, forcohen me Bosnje Hercegovinën
Të dhënat më të fundit mbi tregtinë e jashtme nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet në volum në muajin mars 2024 kanë pësuar rënie për shkak të......

Siguria nga bombulat, nisin inspektimet në shkolla e çerdhe - Kreu i ISHTI, Zaimi: Aksioni do të vijojë në të gjithë Shqipërinë
Në të njejtën kohë me inspektimet e strukturave të hotelerisë përgjatë vijës bregdetare, sa i takon sigurisë së bombulave dhe sistemeve elektrike,......