Spanjë, pishinat e hoteleve rrezikojnë mbylljen - Problemi më i fundit i vendit, që përballet me mungesën e ujit

Vera e ardhshme, një tjetër mes thatësirës dhe mungesës së ujit në Spanjë i përball turistët me nevojat e vendasve, ndërkohë që bëhet shkak për përplasjet politike. Me turizmin si një shtyllë të ekonomisë së vendit, pishinat e hoteleve janë problemi më i fundit me të cilin përballet Spanja në betejën e saj me efektet e ndryshimeve klimatike dhe autoritetet lokale po përgatiten për kontrolle të rrepta mbi përdorimin e ujit për të parandaluar mungesat në rajonet jugore.
Politikanët e qendrës së djathtë kërkojnë të kufizojnë përdorimin e ujit nga pushuesit, ndërsa liderët e krahut të majtë tregojnë hotelet si pjesë të problemit. Rajoni konservator i Andaluzisë, parajsat bregdetare të Costa del Sol të të cilit përfshijnë Malaga dhe Marbella, i ka lejuar hotelet të mbushin pishinat e tyre, por parandalon që shumica e ndërtesave të apartamenteve dhe shtëpive private të mbushin të tyret.
Në vend të kësaj, qeveria rajonale e krahut të majtë në Katalonjë këtë javë vendosi kufizime në përdorimin e ujit të hoteleve për herë të parë pasi rajoni përballet me thatësirën më të keqe në 100 vjet. Sipas autoritetebe sektori i turizmit duhet të përshtatet me situatën, e cila është krejtësisht e panatyrshme. Dhe pse është një sektor shumë i rëndësishëm, ka të njëjta të drejta dhe detyrime si gjithë të tjerët.
Në zonat e përcaktuara që kanë emergjencë të thatësirës - e cila përfshin Barcelonën - hotelet do të kufizohen në përdorimin e 100 litra ujë në ditë, njësoj si banorët e përhershëm të qytetit. Spanja është vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës.
Por turizmi masiv ka shkaktuar reagime lokale në shumë zona dhe kërkon burime dhe infrastrukturë në zona që nuk janë të gatshme për të përballuar një trafik të tillë. Andaluzia, e cila drejtohet nga Partia Popullore konservatore, lejon që pishinat publike dhe sportive të mbushen së bashku me ato të hoteleve, duke lënë bosh pishinat e bashkangjitura me apartamente dhe shtëpi private.
Qeveria e Pedro Sánchez po mbikëqyr një plan investimi shumë miliardë eurosh për të rivendosur burimet e dëmtuara të ujit, për të modernizuar sistemet e furnizimit dhe për të promovuar riciklimin dhe shkripëzimin e ujit.
Bujqësia konsumon pak më shumë se 79% të ujit të Spanjës, me 15% për përdorim shtëpiak dhe tregtar, 5.5% për industri dhe 0.4% për rekreacion, sipas ministrisë së mjedisit. Qeveria e Katalonjës, e drejtuar nga e majta republikane katalane pro-pavarësisë, po udhëheq përpjekjet për të paralajmëruar turistët për rëndësinë e kursimit të ujit me reklama në aeroporte dhe stacione treni.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

India dhe sfida për të qenë një superfuqi ekonomike - Objektivat për rritjen, transformimin e infrastrukturës dhe PBB-në
Indianët sot shkojnë në kutitë e votimit për procesin më të madh zgjedhor në botë. Rreth 960 milionë shtetas në një vend prej 1.4 miliardë banorësh kanë të......

Gjermanët preferojnë të paguajnë cash - Në rënie të vazhdueshme numri i ATM në vend
Tërheqja e parave të gatshme për blerje po bëhet gjithnjë e më popullore për konsumatorët në Gjermani. Vëllimi i përgjithshëm i pagesave me para në dorë vitin......

Çmimi i naftës rritet me 3% - Nivel rekord i çmimit të arit pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit
Çmimet e naftës shënuan një rritje me më shumë se 3% pasi Izraeli kreu një sulm ndaj Iranit, duke rritur shqetësimin e përhapjes së luftës në Lindjen e......

Cilat janë aeroportet më të mira në botë për vitin 2024?!
Për dekadën e fundit, Aeroporti Ndërkombëtar Changi i Singaporit dhe Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas kanë shkuar përpara dhe me radhë, duke luftuar për......

Ky kryeqytet europian nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja!
Amsterdami nuk do të lejojë më ndërtimin e ndërtesave të reja të hoteleve si pjesë e luftës kundër turizmit masiv, tha qeveria lokale të mërkurën, 17......

Shqipëria eksportoi 6.8 miliardë lekë mallra në rajon - Dobësohen marrëdhëniet me Malin e Zi, forcohen me Bosnje Hercegovinën
Të dhënat më të fundit mbi tregtinë e jashtme nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet në volum në muajin mars 2024 kanë pësuar rënie për shkak të......

Siguria nga bombulat, nisin inspektimet në shkolla e çerdhe - Kreu i ISHTI, Zaimi: Aksioni do të vijojë në të gjithë Shqipërinë
Në të njejtën kohë me inspektimet e strukturave të hotelerisë përgjatë vijës bregdetare, sa i takon sigurisë së bombulave dhe sistemeve elektrike,......

Çelet “Panairi i Punës 2024” - 47 institucione dhe biznese, me oferta pune për studentët
Punësim, praktika profesionale dhe trajnim, këto janë disa nga mundësitë që “Panairi i Punës 2024” ofron për të rinjtë. Për të tretin vit radhazi, Fakulteti i......