Mungesa e kanalizimeve në zonat turistike - Hapen tenderët për Dhërmiun dhe Jalën. Projektim i impianteve të përpunimit të ujrave të zeza

Pavarësisht se janë 2 nga fshatrat turistikë më të frekuentuar gjatë sezonit veror, Dhërmiu dhe Jala vuajnë mungesën e kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur. Nisur nga kjo situatë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime ka hapur 2 tenderë për projektimin e impianteve të përpunimin të ujrave të ndotur për këto 2 zona, duke synuar më pas kryerjen e investimit.
Tenderi që përfshin zonën e Dhërmiut ka një fond limit prej reth 35.9 mln lekë, ndërsa për Jalën, 22.7 mln lekë, teksa kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 9 maj. Sipas dokumenteve të tenderit, një nga problematikat më të mëdha për zonën e Jalës, por dhe për gjithë Bashkinë e Himarës është grumbullimi dhe përpunimi i ujërave të ndotur, që bëhet shumë serioz gjatë sezonit turistik.
Në këtë zonë mungon rrjeti i kanalizimeve ku zgjidhja e largimit të ujërave të ndotur bëhet në mënyrë individuale bazuar në gropat septike në pronën private të secilës familje. Ndërkohë, për shkak të karakterit shkëmbor të shtresave nëntokësore, nuk ka filtrim të pjesshëm apo depërtim të ngadalshëm në thellësi, duke ndikuar në ndotjen e ujërave nëntokësore.
Kjo sidomos kur puset për furnizimin me ujë janë të vendosura pranë gropave septike, duke përbërë kështu një rrezik të përhershëm për pellgjet ujore nëntokësore që përdoren për furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës lokale.
Edhe për Dhërmiun, theksohet se është domosdoshmëri ndërhyrja emergjente për ndërtimin e infrastrukturës së kanalizimeve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve dhe turistëve që e frekuentojne kryesisht në sezonin veror.
Konsulentët e përzgjedhur do të duhet të përgatisin një raport dhe analizë e detajuar mbi indentifikimin e nevojave për ujë dhe shkarkimet e ujërave të ndotura deri në vitin 2050, të planifikojnë dhe projektojnë të gjithë sistemin dhe objektet e projektit, si dhe të kryejnë vlerësimin e kostove për realizimin e tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

11,5 miliardë lekë për sigurinë kibernetike - Gjoba deri në 10 mln lekë për operatorët që nuk zbatojnë masat e sigurisë
Shqipëria do të forcojë më shumë masat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Ligji i botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që në 5 vite efektet......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerkan është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Kina i kthen “shpinën” Rusisë - Eksportet kineze shënuan rënie domethënëse në mars
Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e Kinës drejt Rusisë në mars ranë me gati 16% krahasuar me një vit më parë. Presidenti rus Vladimir Putin mund të ngrejë......

Spanjë, pishinat e hoteleve rrezikojnë mbylljen - Problemi më i fundit i vendit, që përballet me mungesën e ujit
Vera e ardhshme, një tjetër mes thatësirës dhe mungesës së ujit në Spanjë i përball turistët me nevojat e vendasve, ndërkohë që bëhet shkak për përplasjet......

India dhe sfida për të qenë një superfuqi ekonomike - Objektivat për rritjen, transformimin e infrastrukturës dhe PBB-në
Indianët sot shkojnë në kutitë e votimit për procesin më të madh zgjedhor në botë. Rreth 960 milionë shtetas në një vend prej 1.4 miliardë banorësh kanë të......

Gjermanët preferojnë të paguajnë cash - Në rënie të vazhdueshme numri i ATM në vend
Tërheqja e parave të gatshme për blerje po bëhet gjithnjë e më popullore për konsumatorët në Gjermani. Vëllimi i përgjithshëm i pagesave me para në dorë vitin......

Çmimi i naftës rritet me 3% - Nivel rekord i çmimit të arit pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit
Çmimet e naftës shënuan një rritje me më shumë se 3% pasi Izraeli kreu një sulm ndaj Iranit, duke rritur shqetësimin e përhapjes së luftës në Lindjen e......

Cilat janë aeroportet më të mira në botë për vitin 2024?!
Për dekadën e fundit, Aeroporti Ndërkombëtar Changi i Singaporit dhe Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas kanë shkuar përpara dhe me radhë, duke luftuar për......