Shqipëria Postuar më 19 Prill 2024, 14:39

Ankesat për tenderët, institucionet që kryesojnë - KPP publikon listën me 14 autoritete kontraktore

Nga SCAN TV
Ankesat për tenderët, institucionet që kryesojnë - KPP

Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Bashkia Tiranë janë 3 institucionet që kryesojnë listën për numrin më të lartë të ankesave për procedura tenderuese.

Sipas të dhënave nga Komisioni i Prokurimit Publik për vitin 2023, operatorët ekonomikë depozituan 36 ankesa ndaj procedurave të zhvilluara nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve Publike, që renditet në vendin e parë në këtë drejtim. Ndërkohë, ndaj AKSHI-t u depozituan 15 ankesa, ndërsa ndaj Bashkisë Tiranë, 13 ankesa.

Në listën e publikuar nga Komisioni i Prokurimit Publik janë 14 institucione që numërojnë ankimimiet më të shumta, ku përvec 3 dikastereve të sipërpërmendur janë edhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shoqëria që administron inceneratorin e Elbasanit, ECO-ELB, Ujësjellës - Kanalizime Tiranë, etj. Në total, gjatë vitit 2023 u regjistruan 866 ankesa, që përfshijnë 205 autoritete kontraktore, teksa ankimimet janë depozituar nga 291 operatorë ekonomikë.

Në rang kombëtar janë ankimuar 11.7 % e procedurave të prokurimit mbi kufirin e blerjeve të vogla, dhe ankimuar 15.21 % e fondit limit të procedurave të publikuara. Në shumë raste Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, duke urdhëruar autoritetet kontraktore ndryshimin e fituesve apo dokumenteve të tenderit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......